Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Evropian
Dritare.net

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën e shënuar gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, duke përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
Në një deklaratë, Komisioni Evropian thekson se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ndërsa reagimi ndaj saj duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional. Sipas deklaratës, personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi përmes procedurave të rregullta ligjore.
Deklaratë e Komisionit Evropian për protestat në Shqipëri!
"Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kornizës së ligjit dhe të jetë proporcional. Personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi përmes procedurave të rregullta ligjore. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore europiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat që është i angazhuar fuqishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.", thuhet në deklaratë./K.C/dritare.net