I vodhën çantën në tren, Policia italiane ia rikthen Igli Tares brenda pak minutash
Wednesday 5 August 2026, 10:10
Dritare.net

Igli Tare ka përjetuar një incident të pakëndshëm gjatë një udhëtimi me tren në Itali, pasi i është vjedhur çanta.
Ngjarja ndodhi gjatë udhëtimit, kur një moment pakujdesie mjaftoi që autori të merrte çantën. Sapo zbriti në stacionin Roma Termini, Tare iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios për të denoncuar vjedhjen.
Falë kamerave të sigurisë, policia arriti të identifikojë autorin brenda pak minutash. Ai u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa çanta iu kthye pronarit./L.F-dritare.net