Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I falën detin Greqisë, pushohen hetimet për Bashën e firmëtarët

I falën detin Greqisë, pushohen hetimet për Bashën e

Kur kanë kaluar 7 vite nga vendimi i gjykatës Kushtetuese për anulimin e marrëveshjes së kufirit detarë me Greqinë, prokuroria e Tiranës pushon hetimin për ish zyrtarët e ministrisë së jashtme dhe ushtarakët që u përfshin në këtë marrëveshje.

ReportTv është interesuar pranë prokurorisë e cila sqaroi se vendimi për pushimin e hetimeve është marrë në tetor të vitit 2016 dhe dosja për këtë rast është kaluar në arshivë. Sipas argumentit të përdorur në vendimin e pushimit është mungesa e elementëve të veprës penale nga zyrtarët që përpiluan marrëveshjen dhe ata të cilët e firmosën. Në vitin 2010 pas padisë së deputetëve askohe në opozitë nga partia socialiste gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e cila sipas saj ishte në cënim të territorit dhe kufijve shqiptar. Marrëveshja asokohe u nënshkrua nga ish ministri i jashtëm Lulzim Basha dhe ministrja e jashtme Greke Dora Bakojanis.

Firmosja e marrëveshjes nga Basha për shitjen e detit 

Pakti Detar me Greqinë u firmos në 2009-n nga Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha, dy Ministrat e Jashtëm të atyre viteve në Shqipëri e Greqi.

Të dy ministrat para dhe pas momentit të këtij pakti, janë shfaqur të buzëqeshur, duke nënkuptuar se të dyja palët ishin tepër të kënaqura.

Mjaft i lumtur në atë kohë shfaqej Lulzim Basha, por pa ditur se kush kishte dalë i humburi dhe i fituari.

Opozita e atëhershme e ankimoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vendi humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore prej saj.

Në janar 2010 Gjykata e rrëzoi Paktin Detar duke e shpallur antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare.

Negociatorët

Ferit Hoxha Ish-Sekretar i Përgjithshëm MPJ

Kristaq Gërveni Ish-komandant i Flotës Detare

Enkelena Mërkuri Specialist MPJ

Suela Brahimi Specialiste MPJ

Anduel Cauli Përgjegjës sektori

Krenar Muço Ish-drejtor i shërbimeve pranë kufirit

Ferdinand Berberi, ish-përgjegjës sektori MB

Gazmend Turdiu ish-drejtor Juridik ndërkombëtar

Ilir Tepelena ish-drejtor juridik ndërkombëtar

Miranda Zeka Ish-drejtoreshë gjeografisë ushtarake

Ledia Hysi ish-drejtoreshë juridike Ndërkombëtar

Negociatat dhe këmbëngulja e Greqisë

Greqia nuk heq dorë nga kjo marrëveshje e cila është temë diskutimi pothuajse në çdo takim që bëhet mes zyrtarëve të lartë të dy shteteve.

Edhe në deklaratat publike për mediat zyrtarë të lartë të shtetit helen kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis.

Myslym Pasha: Në atë zonë ka naftë

Koloneli në lirim, hartografi prof.dr.Myslym Pasha kjo zonë përmban rezerva të shumta nafte dhe gazi.

Sipas tij fshirja nga Kuvendi në 2008 i ligjit për kufinjtë me Greqinë ka qenë një manovër e qeverisë "Berisha" një vit para se në Tiranë të firmoste paktin për ndarjen e detit me Greqinë, në 2009.