Humbje peshe për 10 ditë. Çfarë është dieta skandinave NUPO dhe si funksionon?
Dritare.net

Nëse synoni të humbni peshë në një periudhë të shkurtër dhe në mënyrë të kontrolluar, programi skandinav NUPO Diet ofron një zgjidhje të bazuar në produkte zëvendësuese të vakteve, i zhvilluar mbi dekada kërkimesh shkencore.
Me një histori që nis në vitin 1981, NUPO është një produkt me origjinë nga Danimarka, i mbështetur nga 35 studime klinike dhe mbi 45 vite eksperiencë në fushën e menaxhimit të peshës.
Çfarë është NUPO DIET?

NUPO Diet është një program për humbje peshe që zëvendëson vaktet e përditshme me produkte të balancuara ushqimore si:
Shake
Supa
Tërshërë

Çdo porcion përmban vetëm 110 kalori, pa sheqer të shtuar, ndërsa është i pasuruar me proteina, fibra, vitamina dhe minerale, për të ndihmuar organizmin gjatë procesit të humbjes së peshës.
Si ndihmon në humbjen e peshës?
Programi funksionon duke krijuar një deficit kalorik, i cili është baza kryesore për rënien në peshë. Duke konsumuar vakte me përmbajtje të kontrolluar kalorike, organizmi përdor rezervat e yndyrës për energji.
NUPO është krijuar për të qenë praktik, pa nevojë për gatim dhe i lehtë për t'u ndjekur, duke e bërë të përshtatshëm edhe për personat me një stil jetese të ngarkuar.
Si përgatiten produktet?
Shake
Përzieni një qese me 250–300 ml ujë të ftohtë dhe tundeni për 15–20 sekonda. Sipas dëshirës mund të shtoni akull.
Supë
Përzieni një qese me 250–300 ml ujë të vakët, trazojeni derisa të bëhet homogjene dhe ngroheni për rreth 2 minuta në mikrovalë ose me një valim të shkurtër në sobë.
Tërshërë
Përzieni një qese me 175–200 ml ujë, trazojeni mirë dhe ngroheni për 2 minuta në mikrovalë ose në sobë. Lëreni të pushojë për 5 minuta para konsumimit.
Çfarë tregojnë studimet?

Sipas prodhuesit, NUPO mbështetet në 35 studime klinike, të cilat kanë vlerësuar efektivitetin dhe sigurinë e programit për kontrollin e peshës. Dieta është projektuar për të siguruar marrjen e lëndëve ushqyese thelbësore edhe gjatë kufizimit të kalorive, duke synuar një humbje peshe të shëndetshme kur ndiqet sipas udhëzimeve.
Ekspertët theksojnë se rezultatet, përfshirë humbjen e peshës në 10 ditët e para, mund të ndryshojnë nga një person te tjetri dhe varen nga pesha fillestare, aktiviteti fizik dhe respektimi i programit ushqimor./L.F-dritare.net