Horoskopi javor 22-28 korrik 2019

Dashi

Javë shumë e mirë do jetë kjo për të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat.

Demi

Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Sipas Dritare.net, në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.

Binjakët

Planetët do ju nxitin të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj jave. Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike pas të martës dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do kënaqeni pafund pasi do arrini ta bëni për vete një person që ju bënte rezistence prej kohesh. Në planin financiar gjërat do ecin shumë herë më mirë se ditët e fundit. Do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet të përkujdeseni akoma më shumë. Mbrohuni nga dielli dhe mos qëndroni nëpër vende ku bën korrent. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar dhe keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin.

Gaforrja

Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Luani

Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Virgjëresha

Merrini gjërat me qetësi këtë javë dhe merrni iniciativa. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Merkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet e mëdha që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha pengesat dhe do i arrini më në fund objektivat që i kishit vënë vetes.

LEXO DHE :  90 minuta në Presidencë/ Përfundon takimi i Metës me krerët e partive opozitare jashtëparlamentare

Peshorja

Sado të mundoheni të ruani qetësinë absolute këtë javë nuk do ja dilni dot. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte të shumta me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë tronditje. Asnjeri prej jush nuk do tolerojë dhe nuk do hapë rrugë. Nëse jeni beqarë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do e keni mendjen të krijojnë një lidhje. Do i neglizhojnë edhe mundësitë e mira që do iu jepen. Financat do dobësohen të mërkurë sepse do ju duhet të shpenzoni për disa gjëra me rëndësi. Sipas Dritare.net, gjendja shëndetësore do varet nga mënyra sesi do ushqeheni dhe se sa do flini. Jeta profesionale do jetë më e bekuar. Do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe suksesi do jetë i garantuar.

Akrepi

Ky javë do jetë shumë problematike për të gjithë në tërësi. Për ju që keni një lidhje do lindin debate e mosmarrëveshje absurde që shumë shpejt mund të çojnë në ndarje. Do bëni mirë të mos e injoroni në asnjë moment atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një takim të veçante me një person të shenjës tuaj dhe shumë shpejt mund të filloni një lidhje të bukur. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre.  Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime shëndetësore. Në pune merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt të madh.

Shigjetari

Gjatë gjithë kësaj jave do jeni shumë te frymëzuar dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më të bukur. Ju të dashuruarit nuk do reshtni asnjë moment për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme dhe tejet emocionuese. Nëse jeni beqarë do afroheni mjaft me disa miq të vjetër dhe do filloni të ndjeni diçka për ta. Sigurohuni mirë për ndjenjat para se t’ua shprehni. Të ardhurat do jenë më të stabilizuara. Hiqni disa para mënjanë për të nesërmen sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh. Shëndetit duhet t’i kushtoni më tepër vëmendje. Mos neglizhoni problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen tej mase në një kohë të shkurtër. Në punë do filloni një projekt të ri nga java e dytë dhe do jeni entuziastë.

Bricjapi

Do keni ide dhe mendime shumë ë mira këtë muaj, por ndonjëherë nuk do arrini t’i tregoni. Për ju të dashuruarit, ndjenjat për partnerin do jenë të shumta, por ju nuk do dini si t’ia shprehni. Diskutoni me miqtë dhe dëgjojini këshillat e tyre. Ju beqarët do jeni gjithë kohës me angazhime dhe nuk do e çoni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta ndryshoni sa më shpejt gjendjen dhe nuk do ngurroni as të merrni masa strikte për ketë gjë. Shëndeti fatmirësisht do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ndiheni më energjikë pas të enjtes. Jeta profesionale do ketë herë pas here disa vështirësi të vogla. Mos e lëshoni veten sepse do jetë më keq për ju.

Ujori

Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t’iu dalë shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.

Peshqit

Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë probleme. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallët drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar.  /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.