Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 7 maj 2017

Horoskopi i ditës 7 maj 2017

Dashi 21.03-20.04

Duhet të ktheni vëmendjen tek çështjet praktike. Është koha e duhur të rregulloni tavolinën e punës, t’i ktheni mesazhet dhe të plotësoni dokumentacione. Do të ndiheni shumë produktivë pasi të kaloni disa orë duke bërë punët që kanë shkaktuar rrëmujë përreth. Pasi t’i përfundoni, është mirë të kaloni pak kohë me familjen. Do të ndiheni mirë në shoqëri të personave të dashur dhe të afërm.

Demi 21.04-20.05

Jeni persona të përshtatshëm të zgjidhni problemet e komunikimit. Nëse arrini të gjeni zgjidhje për një klient të pakënaqur, do të ruani biznesin e tij. Nëse duhet t’i premtoni shërbime apo produkte falas për të arritur marrëveshjen, bëjeni. Shefi juaj do të jetë shumë mirënjohës nëse gjeni zgjidhje për këtë situatë të vështirë. Është rasti ideal të kërkoni rritje page apo ngritje në detyrë. Pse jo edhe të dyja. Nëse jeni duke kërkuar punë, mos e lini pa i vënë në pah aftësitë tuaja.

Binjakët 21.05-20.06

Besoni intuitës kur është fjala të bëni plane financiare. Zakonisht jeni tipa që merrni parasysh të mirat dhe të këqijat, para se të merrni një vendim. Por në këtë situatë, s’do të funksionojë kjo strategji. Duhet t’i shtyni përpara shumë gjëra. Ndiqni këtë rrugë dhe do të arrini pagë të lartë pa pasur nevojë të ndiheni keq. Nuk është e thënë se keni gjetur punën e duhur vetëm sepse paguheni mirë. Nëse duhet të aplikoni principe në punë, bëjeni.

Gaforrja 21.06-20.07

Kaloni më tepër kohë me miqtë sepse kjo do të ndikojë edhe në vetëbesimin tuaj. Lejoni të dashurit tuaj të flasin për ëndrrat që kanë. Jeni lodhur duke u dhënë përparësi rivalëve. Nëse e ekspozoni punën tuaj do të fitoni famë dhe merita. Nëse ia keni vënë syrin një personi të veçantë bëni një hap tani, derisa karizma juaj është ende e fortë. Ky person do ta ketë të vështirë t’i rezistojë sharmit tuaj. Keni të dashur? Mund të kaloni kohë të mrekullueshme në një festë me të.

Luani 21.07-20.08

Jeni liderë të mirë sepse nuk e keni problem të merrni vendime të vështira. Nëse është e nevojshme të largoni disa njerëz për shkak të financave, duhet ta bëni me taktikë. Askush nuk ka dëshirë të largohet, sidomos nëse kanë pasur performanca të mira në të kaluarën. Mos e lini pa shkruar rekomandime për ata që kanë nevojë të gjejnë punë të re. Kjo është më e pakta që mund ta bëni. Kur anëtarët tjerë të ekipit e shohin se sa mirë po i përballni problemet, do të tentojnë ta bëjnë më të mirë t’ju impresionojnë.

Virgjëresha 21.08-20.09

Besoni eksperiencës së kaluar kur përballeni me një situatë konfuze. Nëse dikush ju bën premtime të mëdha por dështon t’i realizojë ato, duhet ta kuptoni se nuk ia vlen të merreni me këtë person. Jeni tipa që e vlerësoni besnikërinë dhe përkushtimin. Një person i ri që ka ardhur në punë e që duket shumë atraktiv do të provojë të futet në shoqëri me ju. Nëse e shihni që po dështon në aspektin e respektit, është mirë të ecni përpara. Do të takoni dikë tjetër që është po kaq besnik dhe zemërgjerë si ju.

Peshorja 21.09-20.10

Tregohuni më fleksibil kur është fjala për të koordinuar orarin. Nëse punëdhënësi juaj nuk tregohet i kujdesshëm, duhet ta bëni vetë. Jeni tipa që e vlerësoni shumë kohën që ndani për veten por është e pamundur që gjithmonë t’i bëni gjërat siç dëshironi. Shikoni një rast për t’u avancuar në punë. Kur shefi juaj ta kuptojë se jeni të prirë të bëni sakrifica për të mirën e ekipit, do t’ju shpërblejë. Jeni duke kërkuar punë? Shikoni konkurse që lidhen me art, ushqim ose gjëra luksoze.

Akrepi 21.10-20.11

Duhet të merreni me një instruktor shumë arrogant. Megjithëse aftësitë e këtij eksperti janë shumë mbresëlënëse, ju e dini se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kjo sepse jeni tipa vetëmbrojtës kur përballeni me njerëz që kanë aftësi teknike superiore. Është mirë të merrni mësim nga përvojat e tyre. Mbani një qëndrim më të qetë, me një zë më të respektueshëm dhe ruani lidhjet e shoqërinë me të tjerët.

Shigjetari 21.11-20.12

Duhet të punoni për të siguruar informata të rëndësishme. Njerëzit që punojnë në burokraci do t’ju kërkojnë dokumente të shumta. Vazhdoni të shtyni qëllimin tuaj përpara. Kur disa zyrtarë e kuptojnë që nuk do të dekurajoheni nga refuzimet e tyre, do të detyrohen t’ju ndihmojnë. Nëse dëshironi të kërkoni hua, bursë apo grant është koha e duhur të aplikoni. Tregohuni sa më të detajuar që mundeni, kur është fjala për plotësimin e dokumenteve. Kur nuk jeni të sigurt se si të përgjigjeni në disa pyetje, kërkoni ndihmë.

Bricjapi 21.12-20.01

Mundësitë për të krijuar lidhje romantike do të ju mbërrijnë kur të bëheni më komunikues. Mos prisni gjithmonë që njerëzit t’ju qasen juve. Kur shihni dikë që është tërheqës, është mirë të bisedoni me të. Nëse jeni në një lidhje, tregojini partnerit sesa i rëndësishëm është për ju. Bëhuni më specifik. Përshkruani të gjitha në mënyrë të detajuar. Falënderoni partnerin për gjërat e këndshme që ju ofron çdo ditë. Kushtojini vëmendje të veçantë.

Ujori 21.01-20.02

Ju rekomandohet të bëni një plan për punët e shtëpisë, bashkë me të afërmit apo cimerët. Nuk është e drejtë të prisni vetëm nga një person t’i kryejë të gjitha punët. Është mirë t’i ndani punët me rotacion. Edhe anëtarët më të rinj të ekipit duhet të përfshihen në punë. Nëse jetoni vetëm, është mirë të gjeni një rast të punësoni dikë që ua kryen punët e shtëpisë. Kështu do të keni më shumë kohë dhe energji për të dalë me miqtë.

Peshqit 21.02-20.03

Do t’ ju duhet të kaloni shumë kohë në telefon, duke bërë plane dhe caktuar orare. Do të ishte e nevojshme të anuloni disa takime për të krijuar kohë për situata që ju dalin papritmas. Nëse duhet të vizitoni dentistin apo doktorin, është mirë t’i përshtateni orarit të tyre. Mos u dëshpëroni shumë që s’do të keni rast të shkoni në një festë. Sa më shpejt që e trajtoni një problem shëndetësor, aq më mirë do të ndiheni. Mos e mënjanoni të pashmangshmen.