Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 5 qershor 2017

Horoskopi i ditës 5 qershor 2017

Dashi

21.03-20.04

Ka shumë mundësi të ndieni simpati për dikë që e keni njohur prej vitesh. Më në fund do të keni rast të shihni talentin dhe virtytet e këtij personi. Por do t’ju duhet kohë të përfitoni simpatinë tuaj. Nga natyra jeni stil shumë i gjallë për një tip që është i turpshëm dhe i tërhequr. Do t’ju shtyhen disa çështje me sigurimin shëndetësor apo ndonjë çështje trashëgimie. Në situata të tilla është e rëndësishme të ruani durimin.

Demi

21.04-20.05

Besojini intuitës suaj, sidomos kur është fjala për çështje familjare. Nëse ndonjë i afërm ju ka rënë ndërmend kohëve të fundit, telefonojeni. Hulumtoni nëpër albume fotografish dhe shikoni se çfarë kujtimesh ndani së bashku. Nëse keni pasur vështirësi me një lidhje të afërt, mund të jetë rezultat i sjelljes së keqe që keni pasur sa keni qenë fëmijë.

Binjakët

21.05-20.06

Një miqësi me një person jo fort të zakonshëm ju ka sjellë freski në pamje. Udhëtoni, provoni kuzhina të huaja dhe mësoni për kultura të tjera. Sa më pak që jeni të shqetësuar, aq më mirë do të keni jetën. Nëse puna është bërë shumë e lodhshme, mos hiqni dorë. Është mirë të keni një burim të të ardhurave. Mund të injektoni pak entuziazëm në jetë duke u marrë me ndonjë sport ose hobi. Rezistoni idesë që të shkoni direkt në shtëpi nga puna.

Gaforrja

21.06-20.07

E keni në dispozicion një mundësi të jashtëzakonshme për karrierë. Kjo punë mund të jetë shumë e mirë, por do t’ju marrë goxha shumë kohë. Jini të gatshëm që të hiqni pak dorë nga aktivitetet shoqërore për hir të punës. Do t’ju duhet kohë dhe përpjekje që të ndiheni rehat me pozitën e re. Krijoni raporte të mira me kolegët dhe kërkoni ndihmë kur ju duhet. Nëse askush përreth jush nuk tregon vullnet, injorojeni.

Luani

21.07-20.08

Një temë e jashtëzakonshme ua ka kapur imagjinatën. Është koha ideale të studioni me ndonjë instruktor profesionist. Megjithëse metodat e tij mund t’ju bëjnë konfuze, do të mësoni dhe shijoni shumë përvojën me të. Në shtëpi punët janë më keq. Jeni lodhur duke e akomoduar një të afërm që asnjëherë nuk po ju vlerëson. Mos e ndieni presonin që të shkoni përtej detyrave tuaja.

Virgjëresha

21.08-20.09

Një raport fizik pasionant po ju bën të ndiheni sikur po fluturoni. Është mirë që e keni përmbushur anën tuaj sensuale. Ikni në ndonjë pushim me partnerin. Mos e përjashtoni nga shoqëria një person më të vjetër, i cili ka vështirësi në përdorimin e pajisjeve teknologjike, ka shumë gjasa që më vonë do t’ju duhet ndihma e tij.

Peshorja

21.09-20.10

Megjithëse keni dëshirë të keni një partner, e keni të rëndësishme të ruani identitetin. Shkoni në ndonjë pushim. Do të kënaqeni nëse keni agjendën tuaj pa pasur nevojë të brengoseni se si mund ta përballojë atë partneri. Me para nuk jeni mirë, por mos u shqetësoni. Mund të argëtoheni edhe pa buxhet të madh. Vizitoni ndonjë qytet që është i njohur për shumëllojshmërinë kulturore.

Akrepi

21.10-20.11

Do të ishte stimuluese të krijoni një qasje të re për jetën. Megjithëse ju pëlqen rutina, është e rëndësishme të bëni disa ndryshime. Mësoni se si të veproni me ndonjë makineri ose softuer të komplikuar, sepse do t’ju ndihmojë në punë. Nëse nuk përshtateni me disa fusha, ka gjasë se do t’ju ulet paga. Mos lejoni që kjo t’ju ndalojë ëndrrat. Mund të avancoheni shpejt.

Shigjetari

21.11-20.12

Do ta keni vështirë t’i rezistoni një romance të papritur. Lini mënjanë kujdesin dhe hidhuni në aventurë. Jeni në një lidhje? Planifikoni ndonjë udhëtim me partnerin. Nëse shëtisni diku do të forconi edhe më tepër lidhjen dhe do të ndieni më shumë dashuri me njëri-tjetrin. Mos e dëgjoni zërin tuaj kritik që lidhet me perspektivën e edukimit.

Bricjapi

21.12-20.01

Interesimi që keni në ekologji do t’ju udhëheqë të planifikoni ndonjë kopsht. Do të merrni ndihmë edhe nga një fqinj ose i afërm më në moshë që preferon metodat e vjetra. Kjo qasje ka nevojë për kohë dhe përpjekje, por në fund do të keni rezultate të mira. Nuk mund të nxitoni me nënën natyrë. Mos ua vini veshin miqve që po përpiqen t’ju dekurajojnë nga ky transformim personal.

Ujori

21.01-20.02

Një i afërm ose fqinj i juaji ka njohuri të shumta. Nëse mësoni prej tyre shumë shpejt do të forconi raportin mes jush. Gjithmonë keni pasur vështirësi të shprehni dashurinë për të tjerët. Është më lehtë të lini anash disa gjëra sa i përket arsimimit. Puna mund t’ju duket e rëndë sidomos pas shkurtimeve buxhetore. Një shef juaji si duket ka telashe.

Peshqit

21.02-20.03

Disa përfitime të papritura financiare do t’ju krijojnë rast të blini gjëra luksoze. Është koha ideale të blini një telefon, kompjuter ose veturë të re/paguani sa më shumë para që është e mundur, sepse nëse i lini hapur kartelat e bankës nuk do të flini mirë. Një epror juaji nuk duket shumë i impresionuar me punën tuaj. Vazhdoni të bëni më të mirën. Kërkoni inkurajim nga miqtë dhe kolegët.