

Dashi 21.03-20.04
Neglizhoni mikun tuaj të mirë ose partnerin, por mund t’ju kthehet me të keq. Edhe pse keni shumë presion për t’i kryer disa punë, duhet të ndani kohë edhe për vete. Derisa nuk e bëni këtë, atmosfera mes jush dhe personave tuaj të dashur do të jetë shumë e tensionuar. Një ditë mund të zgjoheni dhe të shihni se ju kanë braktisur. Mos e lejoni të ndodhë një gjë e tillë. Largohuni nga rutina dhe fokusohuni më tepër në jetën private.
Demi 21.04-20.05
Jeni lodhur duke punuar pa ndonjë shpërblim. Zmbrapsja do të kishte rezultate katastrofale. Bëni gjithçka që keni në dorë për të ruajtur punën edhe nëse është shumë e bezdisshme. Një mundësi më e mirë punësimi do t’ju vijë kur e prisni më së paku. Kujtojeni se është gjithmonë më lehtë të gjeni punë kur tashmë e keni një. Jeni të papunë? Do t’ju duhet ta pranoni një marrëveshje jo fort të përshtatshme derisa të gjeni një tjetër.
Binjakët 21.05-20.06
Gjëja e vetme që dëshironi është të argëtoheni. Mund të ndiheni të tunduar ta thyeni premtimin që ia keni bërë një miku, për hir të partnerit tuaj. Rezistoni këtij impulsi. Sjelljet egoiste mund t’ju dëmtojnë shumë një miqësi që ju ka përkrahur shumë. E keni reputacionin që jeni të fjalës dhe se i trajtoni të tjerët me respekt. Shtyni një takim interesant për një herë tjetër. Aktualisht duhet të bëni gjithçka që mundeni për ta ndihmuar dikë që gjithmonë ka qenë pranë jush.
Gaforrja 21.06-20.07
Ideja që duhet të bëni zhurmë me dikë nuk ju pëlqen. Nuk keni dëshirë të përballeni me turma të shumta në supermarket apo në vendin ku pastroni gardërobën. Duke i bërë këto punë vetëm sa do të stresoheni edhe më tepër. Bëjeni një listë me tri punë që kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Bëni gjithçka që duhet për t’i përfunduar ato. Sapo të përfundoni gjithçka që e keni planifikuar, jepni vetes një shpërblim. Do të jetë ndjenjë lehtësimi të mos i keni këto obligime mbi kokë.
Luani 21.07-20.08
Nëse provoni t’ia impononi besimet tuaja të tjerëve vetëm sa do t’i nervozoni. Është më mirë t’i shmangni temat kontroverse siç janë religjioni apo politika, sidomos kur jeni në shoqëri të përziera. Nëse dëshironi të promovoni diçka, mos e mbani vetëm qëndrimin tuaj. S’ka asgjë më bezdisëse sesa kur dikush bën presion të madh. Duhet të keni përgjigje për të gjithë që shtrojnë pyetje. Nëse dikush është i interesuar në atë që ofroni ju, do t’ju qaset vetë. Derisa prisni për biznes, fokusohuni në imazhin personal.
Virgjëresha 21.08-20.09
Është gabim të krijoni miqësi të ngushtë me ndonjë person VIP. Ju jeni shumë të sinqertë dhe nuk keni dëshirë t’ju manipulojnë. Kërkoni diçka tjetër që dëshironi vetë, edhe nëse duhet të prisni gjatë për ndonjë pagesë apo të plotësoni aplikacione të komplikuara. Askush nuk do t’ju akuzojë që po tregoheni hipokritë nëse shkoni nëpërmjet kanaleve zyrtare. Nëse detyroheni të punoni me një person të pakëndshëm, tregohuni të sinqertë dhe profesional.
Peshorja 21.09-20.10
Të tjerët kërkojnë kurajë nga ju. Nuk jeni në disponim të merreni me egon e dikujt tjetër. Kjo sepse keni dëgjuar lajme të këqija që ju kanë vënë jashtë ekuilibrit. Është mirë të kujdeseni më tepër për veten. Bëni ndonjë masazh, flini pasdite apo bëni ndonjë banjë të ngrohtë. Vizitoni ndonjë muze, shëtisni nëpër park apo shijoni ndonjë terapi. Kur ta përfundoni këtë, do të ndiheni më rehat të merreni me çështje më të vështira.
Akrepi 21.10-20.11
Duhet të keni kujdes të mos ndieni keqardhje për veten. Edhe pse është e vërtetë që keni pasur eksperienca shkatërrimtare, e rëndësishme është ta mbani kokën lart. Kjo do të bëjë që rivalët të mos ua vjedhin vëmendjen. Keni punuar shumë që të arrini në këtë pikë dhe nuk është në rregull ta hidhni. Merruni me një person të vështirë që gjithmonë ka provuar t’ua bllokojë rrugën.
Shigjetari 21.11-20.12
Nuk është koha e duhur të rrezikoni. Edhe pse urreni të merreni me ankandet, kjo është mënyra e vetme për të ruajtur burimet financiare. Keni punuar shumë që të arrini ku jeni. Shumë njerëz janë xhelozë me suksesin tuaj. Ata do të provojnë të investojnë në ndonjë biznes apo të marrin pjesë në ndonjë agjendë. Refuzoni kërkesat për para të gatshme në një mënyrë shumë të sjellshme. Kushdo që provon t’ju bëjë të ndiheni fajtor për një projekt, nuk është mik i juaji i sinqertë.
Bricjapi 21.12-20.01
Abuzimi me pushtetin mund të rezultojë me dështim. Mos i jepni avantazhe të padrejta një personi të dashur. Kur ndiqni rregullat mund t’ju duket e bezdisshme, por do të shmangni vëmendjen e panevojshme. Shumë njerëz presin që ju të gaboni. Ata dëshirojnë që të marrin vendin tuaj. Duke qëndruar të fokusuar në detyrat tuaja do të mbeteni në krye të punës. Gjëja e fundit që dëshironi është ndonjë skandal që mund t’i lëndojë miqtë dhe familjen tuaj.
Ujori 21.01-20.02
Do të krijoni konflikt nëse e keni qasjen sikur i dini të gjitha. Edhe pse mund të keni më tepër eksperiencë dhe trajnime se të tjerët, është e rëndësishme të inkurajoni pjesëmarrjen. Mos u ngutni të refuzoni idetë. Kur dështon ndonjë sugjerim, tregohuni më diplomat. Shpjegoni sesi aventurat e tilla kanë dështuar në të kaluarën dhe propozoni ndonjë alternativë. Sa më të afërt që jeni kur punoni në ekip, aq më lehtë e keni t’ju marrin më seriozisht.
Peshqit 21.02-20.03
Telashet ligjore do të mbërrijnë pas një beteje të fuqishme. Dikush që mendon se mund të përfitojë prej jush, do të ngrejë një akuzë. Përgatituni ta luftoni. Kur keni një dokument, e keni gjysmën e betejës të fituar. Mbani një folder me të gjithë e-mailat, tekstet dhe letrat që kanë të bëjnë me këtë marrëveshje. Lini komunikimin verbal: është e rëndësishme të incizoni të gjitha diskutimet. Nëse duhet të punësoni një avokat, zgjidheni dikë që ka shkathtësi të jashtëzakonshme.

















