Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 22 prill 2017

Horoskopi i ditës 22 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Duhet të punoni më shumë për realizimin e disa ideve të mrekullueshme. Nuk humbni asgjë nëse jepni ndihmën tuaj. Keni zgjidhje praktike për problemet e së kaluarës duke përfshirë edhe makineri që nuk punojnë më. Jeni në disponim të mirë për të kursyer para dhe për t’u marrë me disa punë shtëpiake. Kur të tjerët do ta kuptojnë strategjinë tuaj, do të merrni mbështetje të pakushtëzuar.

Demi 21.04-20.05

Nuk ka rëndësi se çka mendojnë njerëzit tjerë. Përcaktimi juaj në rrugën për sukses është më i rëndësishmi. Do ta arrini atë duke dëshmuar se jeni mjaft të fortë dhe të fuqishëm. Në anën tjetër, nëse merrni përsipër këtë sfidë vetëm për t’ua bërë qejfin të tjerëve, nuk do të arrini ta realizoni. Besimi dhe respekti janë gjërat esenciale për ju. Nëse të tjerët ju lejojnë të bëni gjërat që keni dëshirë, do të ishte kontributi më i madh i tyre.

Binjakët 21.05-20.06

Jini më të hapur karshi eksperiencave të reja, sepse do të ju shfaqen sfida për të cilat duhet më shumë kapacitet. Shikoni vështirësitë si diçka që mund t’i mposhtni. Fakti që një person ka shumë besim në ju, do të ju japë edhe më shumë kurajë. Mbështetja e njerëzve që besojnë në ju do t’ju bëjë të përjetoni njërën nga ditët më të mira. Ajo që është e dukshme është se të tjerët janë mahnitur nga ju.

Gaforrja 21.06-20.07

Disa aktivitete bëhen vetëm për qejf dhe për të përmbushur veten në grupe shoqërore e familjare. Këtë herë do të keni rastin të punoni me një person të cilin mund ta ndihmoni në dobësitë e veta dhe anasjelltas. Nëse jeni duke përjetuar diçka të re dhe interesante, sigurohuni që të merrni një kamerë me vete për të incizuar çastet më të mira. Fjalë të mira do të ju adresohen dhe kjo do t’ju ngrejë vetëbesimin.

Luani 21.07-20.08

Nëse veproni si person i pavarur, prisni reagimet e partnerit ose cimerit tuaj. Ideja juaj për t’i bërë disa gjëra nuk do të jetë e ngjashme me të tjerët. Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është se si keni mundur të kurseni kaq shumë para. Meqenëse ata po kanë kohë të merren me këtë, ju duhet të arrini një marrëveshje të mirë për të dëshmuar aftësitë tuaja. Mund të vazhdoni me metodat kreative duke përdorur talentin tuaj në ndonjë projekt shoqëror përmes së cilit mund të kurseni para.

Virgjëresha 21.08-20.09

Shmanguni çdo perceptimi për personat që takoni për herë të parë. Largojini nga mendja gjërat që keni dëgjuar për ta. Mos u ndikoni nga të tjerët, që përpiqen t’ua shpjegojnë të metat apo përparësitë e dikujt. Shmangia e të gjitha mendimeve rreth një personi do të ndikojë që të gjeni rrugë të mirë komunikimi. Njihni njerëzit para se të vendosni a ju pëlqejnë apo jo.

Peshorja 21.09-20.10

Shefi juaj është duke ua bërë jetën e vështirë dhe kjo po ju shtyn të hiqni dorë nga puna. Dikush dëshiron që ju të largoheni dhe të gjeni vendin tuaj. Do të keni nevojë të përgatiteni për debate të ashpra me kolegët sepse është një periudhë ku do të dominojnë diskutimet. Bëni përpjekje që njerëzit t’ju njohin dhe t’ju vlerësojnë për eksperiencën tuaj dhe me këtë do të arrini mbështetje për të luftuar një person që nuk është treguar fer me ju.

Akrepi 21.10-20.11

Njerëzit nuk do të ndryshojnë rrugët që kanë nisur edhe nëse janë duke ju shkaktuar telashe. Qëndroni vigjilent ndaj këtyre personave që po mundohen t’ju bllokojnë. Sa më shumë që arrini t’i zbuloni aq më lehtë do të mbroheni. Angazhimi me personat që po ju pengojnë do të ju ndihmojë që të përqendroheni edhe më shumë në arritjen e qëllimeve. Nga ana tjetër nuk do të jetë e lehtë ta udhëhiqni një person drejt horizonteve të reja. Eksperiencat nga e kaluara ju kanë dëshmuar se nganjëherë ju duhet ndihmë për të realizuar idetë e reja.

Shigjetari 21.11-20.12

Nëse nuk ju pëlqejnë komentet e të tjerëve ka mundësi që i keni keqkuptuar. Nëse ndieni se ka diçka jo të mirë në fjalët që ju drejtohen, kërkojuni njerëzve që t’ju shpjegohen. Nëse jeni përfshirë në ndonjë organizatë të rinjsh do të keni nevojë që të punoni së bashku me ta për të arritur marrëveshje që do të ishin të pranueshme nga të dyja anët.

Bricjapi 21.12-20.01

Kujdesuni që të kryeni vetë punët më të rëndësishme. Mos u mbështetni shumë tek të tjerët sepse ata mund të harrojnë premtimet që ua kanë bërë. Rezistojini dëshirës për të shtyrë punët për nesër sepse do të ndiheni më mirë nëse i përfundoni me kohë. Të tjerët nuk e kanë ndërmend t’ju lënë në baltë por është më mirë nëse angazhoheni më shumë vetë. Vendimet tuaja duhet të jenë të qarta dhe mos u angazhoni në ndonjë ide eksperimentale.

Ujori 21.01-20.02

Njerëzit do t’ju bëjnë pyetje qesharake por mos prisni që humori që bëni të mos merret me seriozitet. Dikush është duke provuar t’ju përkujtojë disa elemente duke ju futur në një ditë stresuese. Problemi është se ka njerëz që nuk i kuptojnë si duhet shakatë që bëni. Do të shihni të dyja anët dhe të kuptoni sjelljet e të tjerëve. Edhe nëse njerëzit dëshirojnë t’ua bëjnë jetën e vështirë, ju nuk mund të bëheni të papërgjegjshëm.

Peshqit 21.02-20.03

Një person mund të mos ketë qasje të ngjashme me ju, por kjo s’duhet t’ju shqetësojë. Keni qenë shumë të logjikshëm dhe ju të dy jeni kuptuar mirë mes vete me shikimin sy më sy. Mbështetja për njëri- tjetrin është ende një nevojë dhe nuk do të thotë se duhet të përfundojë vetëm nëse ju debatoni me njëri-tjetrin. Zgjidhni një keqkuptim dhe lejoni vetes hapësirë për të mësuar më shumë nga njerëzit. Pas një diskutimi të gjatë ka gjasë që të vendosni t’i realizoni vetë planet tuaja.