

Dashi 21.03-20.04
Është koha e duhur ta ndryshoni pamjen. Gjithmonë keni dashur të jeni në hap me modën. Nëse shtoni disa artikuj interesantë në gardërobën tuaj, do të ndiheni shumë më mirë. A keni pritur të ndryshoni imazhin? Një mik që e kupton këtë do t’ju japë këshillat më të mira. Edhe ndryshimet e vogla janë mënyrë e mirë për të ndryshuar përshtypjen e tjerëve për ju. Lini të kaluarën prapa dhe futuni në një tjetër drejtim sepse do të përfitoni nga ndryshimet.
Demi 21.04-20.05
Gjërat po ecin shpejt. Keni pasur vështirësi për t’i përfunduar disa punë me kohë. Sa më shpejt që e përfundoni një punë, do të merrni një tjetër. Telefoni vazhdon të cingërojë me kërkesa për ndihmë. Në vend se të merreni me secilën kërkesë, tregohuni më përzgjedhës. Shpjegoni se jeni shumë të zënë për t’u marrë me marrëveshje të reja. Disa njerëz mund të zemërohen të tjerët do të provojnë t’ua ndryshojnë mendjen. Ruajeni qetësinë. Universi po ju fton në gjëra më të mira.
Binjakët 21.05-20.06
Jeni jashtëzakonisht me fat. Përfitoni nga rasti të blini një biletë lotarie, të bëni ndonjë investim në ndonjë biznes. Do të merrni shpërblim të rëndësishëm. Përdorni paratë për të financuar një projekt kreativ që e keni shumë për zemër. Nëse gjithmonë keni dëshiruar ta shkruani një libër, është koha ta bëni. Fjalët do të rrjedhin si lum. Luani muzikë, bëni dizajne apo punëdore.
Gaforrja 21.06-20.07
Megjithëse të gjitha sinjalet thonë të kundërtën, gjërat janë duke u përmirësuar. Në vend se të fokusoheni në zhgënjimet e së kaluarës, krijoni një qëndrim pozitiv. Energjia juaj e pamposhtur do të tërheq një ofertë pune, aferë dashuria a mundësi kreative. Edhe pse nuk e kuptoni, shumë njerëz kanë qenë të impresionuar nga sjellja juaj. Në vend se të ndjeni presionin, mbajeni kokën lart. Si rezultat i kësaj, do të shpërbleheni në mënyra që s’e keni pritur.
Luani 21.07-20.08
Opsione të shumta po vijnë. Edhe nëse jeni duke bërë plane për të blerë një veturë, të shpërnguleni në ndonjë zonë përreth apo të përfitoni nga shërbimi i ri i trafikut urban, s’ka rëndësi. E rëndësishme është që ju të lëvizni më lirshëm. Nëse keni qenë të qetë dhe të ndjeshëm, ka ardhur koha të ndryshoni. Takoni miq, shkoni nëpër festa dhe bëni pazare sepse do të bëni ndryshime rifreskuese. Nuk dini të ngisni veturën? Merrni mësime. Dija është fuqi.
Virgjëresha 21.08-20.09
Paratë po vijnë me stabilitet. Ju këshillohet të bëni disa gjëra luksoze për veten. Ana juaj sensuale është shumë e fuqishme. Ju lejon të vlerësoni gjërat e mira, aromat e këndshme, ushqimin e shëndetshëm, muzikën harmonike dhe ngjyrat e bukura. Kurdo që ndjeni se ka gjëra të bukura përreth, edhe ju vetë shkëlqeni. Njerëzit vijnë pas jush si bleta pas lules. Shfrytëzoni admiruesit të avanconi interesat tuaj.
Peshorja 21.09-20.10
Shpejt do të keni një shpërthim kreativ. Do të mbusheni me energji duke shprehur anën tuaj krijuese. Papritmas, do të keni mundësi të merreni me projekte të ndryshme. Keni provuar të nënshkruani kontratë me një klient? Më në fund do ta arrini marrëveshjen. Nëse një projekt që lidhet me punët e shtëpisë ju ka shqetësuar, gjërat do të ndryshojnë. Është mirë të përkushtoni më tepër kohë e vëmendje tek një projekt kreativ.
Akrepi 21.10-20.11
Dikush që e admironi nuk ka qëllime për lidhje serioze. Edhe pse kaloni mirë bashkë, ky person nuk dëshiron angazhime. Kjo gjë po ju zhgënjen shumë. Në vend se të bëni presion, bëjeni një tërheqje strategjike. Ky do të jetë ndryshimi i duhur. Pas disa ditësh që rrini ndarë, mund të zbuloni lumturinë diku tjetër. Një person që ia vlen t’ia dhuroni dashurinë do të vijë në jetën tuaj kur më së paku e prisnit.
Shigjetari 21.11-20.12
Shkoni në një udhëtim të rëndësishëm me një mik. Gjithmonë keni qenë të papushueshëm. Kur e ndryshoni pak skenarin do të jetë sikur të prekni butonin “rifreskim”. Kur të arrini në shtëpi, do të mund të mendoni më shpejt dhe të punoni me më tepër efikasitet. Idetë brilante për telashet kokëforta do të arrijnë shpejt. Më e mira është që do të merrni vendime të rëndësishme për jetën private.
Bricjapi 21.12-20.01
Reputacioni juaj profesional është i fortë. Kurdo që njerëzit dëshirojnë të bëjnë punën më të mirë, ju telefonojnë juve. Kjo gjë është shumë e mirë. Kjo nënkupton edhe shumë përgjegjësi. Duhet të rrisni çmimet edhe pse konsumatorëve e klientëve të rregullt mund t’u jepni më lirë. Për aq kohë sa të tjerët janë të shqetësuar, ju do të mund të punoni me njerëz të rinj që respektojnë talentin tuaj.
Ujori 21.01-20.02
Finalja e një projekti rezulton me para. Jepni vetes rastin të merrni shpërblim për punën tuaj. Keni punuar shumë punë. Duhet të keni diçka për të treguar përpjekjet që keni bërë. Blini një telefon të ri, kompjuter a veturë më të mirë. Nëse ju dërgojnë në ndonjë udhëtim zyrtar mos u bëni nervoz. Mësoni sa më shumë që mundeni për destinacionin.
Peshqit 21.02-20.03
Shtyjeni përpara një ide dhe do të keni kohë edhe për argëtim. Mund të financoni ndonjë biznes a projekt arti. Është çështje e plotësimit të dokumenteve dhe takimeve me zyrtarë. Mos pretendoni të jeni dikush që nuk jeni. Duke vënë në pah instinktet tuaja kreative do të merrni paratë që ju duhen. Njerëzit që kanë dështuar të marrin kredi a hua do të çuditen se si ju keni kaq shumë fat.

















