Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 5 korrik 2017

Horoskopi i datës 5 korrik 2017

Dashi

21.03-20.04

Ideja juaj për të sjellë në pah një temë që konsiderohet tabu mund t’ju çojë drejt shërimit. Jeni lodhur duke injoruar një problem të madh. Edhe nëse duhet ta vuani ndonjë humbje të tmerrshme, një sekret shokues do të dalë në dritë ose ndonjë trend shqetësues do të ndodh dhe ju jeni të vetmit që keni guximin e duhur për ta adresuar atë. Pasi të flisni ju, shumë njerëz do t’ju qasen për t’ju falënderuar privatisht që jeni treguar kaq të guximshëm. Kujtojeni këtë moment.

Demi

21.04-20.05

Jeni përcaktuar të sillni drejtësi për dikë që është trajtuar pandershëm. Nuk është asnjëherë e lehtë të thoni të vërtetën për dikë që është në pushtet. Shpeshherë mund ta vini veten në rrezik. Kjo është një prej atyre situatave kur të qenit të sinqertë është më me rëndësi sesa të qenit i sigurt. Nëse dënoheni që keni tërhequr vëmendje për këtë vendim të turpshëm, ruajeni qetësinë. Mundësi më të mira dhe më të mëdha do të vijnë.

Binjakët

21.05-20.06

Do të jeni jashtëzakonisht produktiv. Merruni me një pengesë që ju ka bllokuar në ditët e kaluara. Sapo ta kryeni këtë punë, do të mund të rrini të buzëqeshur gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës. Dikush që është i impresionuar nga qëndrimi juaj do të ju kërkojë t’ia përfaqësoni produktin apo shërbimin. Kjo marrëveshje do të mund t’ua ngrejë profilin profesional. Çelës i suksesit tuaj është t’ua tregoni njerëzve shpresat dhe ëndrrat.

Gaforrja

21.06-20.07

Mos kini frikë të konkludoni se keni rolin kryesor në një projekt kreativ a biznesor. Keni instinkte të mira lidhur me atë që duhet bërë dhe e cilat prioritete duhen caktuar. Me direktivat tuaja, ekipi do të fillojë të punojë mirë. Është mirë të lini dyer të hapura për pyetjet eventuale. Nëse nuk funksionon një metodë, tregoni vullnet ta prezantoni një tjetër. Nëse hyni në një ide të keqe veç sa do të humbni kohë, para e burime të vlefshme.

Luani

21.07-20.08

Kur kujdeseni për të afërmit e të dashurit tuaj, keni një perspektivë më të mirë. Kohëve të fundit, keni qenë të zënë me disa punë. Shumicën e kohës e keni kaluar duke bërë lista, duke i kontrolluar ato dhe duke i nënvizuar punët që janë kryer. Kjo ju bën të ndiheni më tepër si makinë sesa si qenie njerëzore. Ngadalësoni hapin dhe kthjellojeni fokusin tuaj. Ktheni vëmendjen tek njerëzit që i japin kuptim jetës suaj. Edhe një gjest shumë i thjeshtë siç është përgatitja e ushqimit me familjen do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Virgjëresha

21.08-20.09

Aftësitë tuaja komunikuese janë të larta gjithë kohën. Shfrytëzojini për të negociuar një marrëveshje më të mirë pune për veten. S’ka rëndësi a do të nënshkruani një kontratë, të aplikoni për kredi apo të intervistoheni për një punë: ju e keni fuqinë ta ktheni një ofertë të mirë, në ofertë të mrekullueshme. Nëse nuk ia dilni vetë, bisedoni me një ekspert që t’ju thotë se çfarë të prisni. Ai do t’ju japë këshilla të vlefshme sa i përket krijimit të një plani veprimi. Kësisoj, kur ta merrni një propozim që s’ju pëlqen, tregoni vullnet ta kundërshtoni.

Peshorja

21.09-20.10

Një pasion për artin lidhet me gjithçka që bëni. S’ka rëndësi a ju pëlqen pikturimi, muzika, vallëzimi, filmi apo llojet tjera të shprehjes, duhet ta ushqeni këtë uri për gjëra të bukura. Ndani kohë nga agjenda juaj e ngarkuar për të shkuar në muze, koncert apo teatër. Mos e ndjeni presionin të dilni me dikë që nuk ka afinitet për këtë formë arti. Do të kaloni kohë më të mirë sesa ta shoqëroni një person që ankohet dhe bërtet gjithë kohës.

Akrepi

21.10-20.11

Nuk keni frikë ta sfidoni një person që ju ngacmon. Do të jetë ndjenjë e mirë të ngrini zërin për dikë që ka shfrytëzuar taktika të këqija. Derisa të tjerët kanë frikë të përballen me këtë individ abuzues, ju e keni ndjesinë sesi të përballeni. Sfidojeni në premtim që ka bërë dhe që nuk e ka realizuar. Kësisoj, do të dilni si hero. Njerëzit do t’i peshojnë mirë gjërat dhe do ta kuptojnë se ju i bëni ato nga zemra.

Shigjetari

21.11-20.12

Keni simpati ndaj dikujt që po kalon momente të vështira në punë. Nëse e mbështetni këtë koleg do të afroheni më tepër. Mund të filloni edhe të bashkëpunoni në projekte. Derisa ju keni një këndvështrim të gjerë e optimist, puna e tij është më e kujdesshme. Ai nuk ndihet i lumtur me një propozim derisa të mos i ketë testuar të gjitha aspektet. Ky është një kombinim triumfues që sjellë vëmendje favorizuese.

Bricjapi

21.12-20.01

Më në fund do të mund të liroheni nga një marrëveshje. Vazhdoni vetëm sado që mund të jetë e frikshme. Në vend se të provoni t’ia bëni qejfin një komuniteti të madh, do të mund të ndiqni instinktet tuaja. Tipat tradicionalistë mund të ju kritikojnë për përpjekjet tuaja, por njerëzit më mendjehapur do t’i vlerësojnë kontributet tuaja. Mos kini frikë të bëni punët me zemër. Një qasje e ftohtë e klinike mund të ndryshohet.

Ujori

21.01-20.02

Dëshironi të ndërtoni diçka që ka vlera afatgjata. Puna me një institucion kulturor, religjioz apo edukativ do t’ua mundësojë këtë. Nëse bëheni partner me një grup që ka lidhje të gjera financiare, mund t’i lëvizni malet. Në të kaluarën, keni hezituar të krijoni bashkëpunime të tilla nga frika e kufizimeve. Nëse dëshironi të hidhni mënjanë një ide të mirë, duhet ta lini mënjanë pavarësinë.

Peshqit

21.02-20.03

Mënyra më e mirë për ta hequr qafesh një rival është të mos i flisni seriozisht. Nëse i trajtoni të gjitha gjërat si shaka, reputacioni i këtij tipi do të dëmtohet. Jeni lodhur duke parë njerëzit cinikë që merren me publikun. Nëse me mirësi i ngacmoni për pretendimet e tyre publike, do të tërhiqni ndjekës besnikë. Ngadalë por sigurt, njerëzit do ta kuptojnë që armiku juaj është një person i parëndësishëm. Kësisoj ju do të mund të jeni në pozitën drejtuese dhe të kontrolloni më mirë të gjithë