Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 4 tetor 2017

Horoskopi i datës 4 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Jeni të gatshëm t’i jepni dikujt një shans të dëshmojë veten edhe nëse ai person ka bërë një numër të madh gabimesh. Sigurohuni që të tregojë dëshirë të vërtetë për t’u përmirësuar, derisa ju e mbështesni me durim. Kur jeni në gjendje për të ndihmuar të tjerët, do të keni rast të dëshmoni një anë të personalitetit tuaj. Vendimet që do të merrni, do të jenë përfundimtare, pa ndonjë fije hezitimi.

Demi- 21.04-20.05

Ju e vlerësoni atë pak luks që keni, por nuk u lejoni t’ju udhëheqin. Dikush, është duke ju shkaktuar një numër të madh problemesh. Po ju kushton shumë t’i mbani njerëzit e lumtur dhe nuk e kuptoni qëndrimin e tyre egoist. Ju preferoni të jeni me njerëz, që e vendosin dashurinë në plan të parë dhe paratë në plan të dytë.

Binjakët- 21.05-20.06

Nëse jeni beqar, kjo do të jetë koha kur nuk duhet të bëni presion mbi veten, për të gjetur dikë, që ju pëlqen. Mund ta takoni atë person në ndonjë stacion treni, në autobus apo gjatë pagesave në arkat e supermarketit. Njëri prej jush ka nevojë për informacione të tjera dhe ky do të jetë fillimi i një marrëdhënieje të bukur. Kur njerëz të rinj hyjnë në jetën tuaj, ju do të ndjeni që keni shumë më shumë arsye për të ecur përpara.

Gaforrja- 21.06-20.07

Mundësi të shkëlqyera për të ecur para janë duke ardhur në drejtimin tuaj. Një mik ose koleg autoritar do të përdorë metodat delikate për t’ju lënë prapa. Nëse papritmas do të ju kërkojnë të ndihmoni dikë, që është në krizë, për të drejtuar një porosi ose për të dhënë një mesazh, nuk duhet ta konsideroni të humbur çdo gjë të rëndësishme që mund të ndodh gjatë mungesës suaj. Mos lejoni të tjerët të pakësojnë vendimet apo veprimet tuaja dhe shkoni pas dëshirave tuaja.

Luani- 21.07-20.08

Dikush do t’ju thotë se po shijon pavarësinë e vet, ndërkohë që prapë është duke ju dërguar dhjetëra mesazhe brenda ditës. Më keq akoma është se në qoftë se ky person nuk do të marrë një përgjigje të menjëhershme, do të kërkojë ta dijë pse! Duket sikur një partner i ri apo mik është duke ndjekur çdo veprim tuajin, pavarësisht insistimit të tij se ka nevojë për hapësirë personale dhe privatësi. Dikush nuk është duke u treguar i sinqertë me ju dhe ju nuk e keni ndërmend t’i qëndroni afër për t'i dhënë shans, që të ndryshojë sjelljen.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Nuk ka asgjë më të keqe sesa t’ju bëhen pyetje që nuk mund t’u përgjigjeni para audiencës. Sigurohuni që të qëndroni pranë njerëzve që ju mbështesin, nëse mendoni se nuk jeni të gjendje të ballafaqoheni me dikë. Ju keni energji për të bërë të gjitha gjërat që dëshironi, kështu që mos humbni kohë me biseda që s’ju shpien askund. Qëllimi juaj është të shtyni përpara një vendim të rëndësishëm derisa keni ende fakte në dispozicion.

Peshorja- 21.09-20.10

Kurrë nuk është tepër vonë për të realizuar një ambicie afatgjatë. Kjo mund të jetë diçka që ju e keni kërkuar gjithë jetën tuaj, ose mund të vendosni se është koha që të merrni më shumë guxim dhe të pranoni një sfidë që zakonisht nuk do ta bënit. Nëse përgjegjësitë që keni marrë gjatë viteve të fundit kanë për qëllim të vënë në pritje interesat personale. Nëse vërtet doni diçka, ju do të gjeni një mënyrë për ta marrë atë.

Akrepi- 21.10-20.11

Një ofertë e papritur mund të jetë joshëse, por kjo do të thotë se duhet të shpenzoni shumë kohë për një sipërmarrje të re. Duhet të përcaktoni se a është e rëndësishme për ju të përfshiheni në këtë projekt. Nëse ju jeni ende të interesuar, mund të jeni në gjendje të shtyni përpara disa nga përgjegjësitë tuaja tjera.

Shigjetari- 21.11-20.12

Heshtja e dikujt po ju bën të dyshoni se është e qëllimshme dhe ky person është duke shpresuar se ju do të vini re se ai nuk janë duke folur për ju. Zakonisht ky person rri me hundët përpjetë dhe jeni lodhur me sjelljen e tij. Nëse këtij personi nuk i pëlqen ajo që po bëni, është mirë që ta pranojë hapur. Ju e dini se kjo do të thyente akullin.

Bricjapi- 21.12-20.01

Herë pas here ju shihni një të afërm që është duke përsëritur të njëjtat gabime. Ju keni mirëkuptim për zhgënjimin e tyre. Megjithatë, jeni duke filluar të ndiheni se ky person është duke ia bërë vetes të keqen duke mos mësuar nga pësimet e së kaluarës. Fjalët tuaja konsiderohen të vlefshme dhe jeni duke u pyetur vetë me vete se pse po brengoseni. Durimi juaj është sprovuar shumë dhe një pjesë e energjisë suaj po shpenzohet duke zgjidhur problemet e të tjerëve.

Ujori- 21.01-20.02

Fikeni telefonin tuaj celular ose të paktën mbajeni atë pa zile kur merrni pjesë në takime apo intervista. Bëhuni gati t’u shmangeni gjërave të tilla. Ndërprerja e bisedave të rëndësishme jo vetëm që do të shpërqendrojë ndjekësit, por do t’ua vështirësojë edhe juve që të koncentroheni të kuptoni gjërat që janë duke u thënë. Shmangni një keqkuptimet e vogla dhe aksidentet, duke planifikuar më parë që të tregoheni të qetë.

Peshqit- 21.02-20.03

Ju nuk duhet të paguani për çdo gjë; disa shpenzime duhet të jenë të përbashkëta. Nëse dikush është duke e bërë zakon të presë që ju të paguani faturat, duhet të bëni një bisedë rreth kësaj pune. Mbajtja e disa marrëdhënieve harmonike do t’ju duket si një mision i pamundur. Një artikull për një kafshë të zhdukur ose të vjedhur mund të kthehet në poster të suksesshëm.