

Dashi
Mos u mbroni para një figure me autoritet. Është më mirë t’ia shpjegoni pse keni vepruar në këtë mënyrë. Rezistoni dëshirës për të hyrë në debat të thellë me të. Sa më pak që flisni, aq më mirë do të dilni para tyre. Jeni lodhur duke u marrë në pyetje nga ky person, por përpiquni të mos e merrni shumë personalisht. Të gjithë duhet t’u nënshtrohen vlerësimeve. Nëse rrini të qetë nuk do të ngjallni dyshime dhe kështu do të tejkaloni më lehtë sfidën.
Demi
Dikush do të përpiqet të nisë një debat me ju lidhur me çështje fetare, garash apo politike. Shmanguni këtij diskutimi. Keni mjaft punë për të bërë dhe nuk mund të hutoheni nga një diskutim. Mbase nuk e keni kuptuar, por shefi juaj ju vëzhgon me kujdes. Ata që performojnë pa ankesa do të shpërblehen. Njerëzit që ulen dhe nuk bëjnë asgjë do të dënohen. Nëse dëshironi të lini gjurmë në këtë organizatë, mbani kokën lart dhe mos flisni shumë.
Binjakët
Telashet financiare po ndikojnë në jetën private. Është mundësi e mirë të tregoheni më të durueshëm. Ruajeni qetësinë dhe me kalimin e kohës do të tejkaloni gjithë presionin që ju është vënë mbi supe. Rezistoni dëshirës të rishqyrtoni karrierën tuaj. Jeni duke ecur mjaft mirë. Paguani një faturë të madhe që keni pasur borxh dhe bindeni veten se kjo situatë nuk është reflektim i vlerave tuaja të vërteta.
Gaforrja
Do të shpërthejnë konflikte lidhur me një kontratë, financa të përbashkëta ose ndarje detyrash. Duhet t’i mbroni interesat tuaja edhe nëse ekziston rreziku të nisni një luftë. Bashkëpunëtori juaj ka mjaft arsyetime për të larguar përgjegjësitë nga vetja. Por ajo që nuk e pranon ai është se sjellja e tij ka pasur ndikim tek ju. Nuk është e drejtë që të tjerët të presin nga ju të punoni si luan kur keni kaq shumë përgjegjësi. Jepni ultimatum dhe çka është më e rëndësishme bëhuni gati të sfidoheni.
Luani
Do t’i ndieni pasojat e ambientit jo të mirë. Duhet të merrni vendim se a është koha për t’u shpërngulur. Nuk mund të bëni kompromis për shëndetin tuaj vetëm sa për të ruajtur një lidhje, punën ose standardin jetësor. Nëse largoheni nga një situatë e keqe do të riktheni energjinë. As vetë nuk e keni kuptuar sa shumë dëm i keni bërë vetes, duke jetuar në një ambient jo të përshtatshëm. Ndërroni vendbanimin dhe shkoni aty ku mund të shprehni veten pa drojë.
Virgjëresha
Një partneritet i ngushtë po kalon nëpër ndryshime rrënjësore. Jeni nervoz, meqë nuk e keni të qartë se ku ndodheni. Në të njëjtën kohë, kjo ju jep edhe një masë pushteti. Tani rregullat kanë ndryshuar dhe ju mund të eksploroni mundësi të reja. Angazhimi në një grup është më afër filozofisë suaj. Do të arrini rezultatet nëse rrethoheni me njerëz entuziastë që ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe vlera me ju. Jeni lodhur duke u tallur për interesat tuaja. Shkoni aty ku ndiheni të vlerësuar.
Peshorja
Lumturia juaj varet nga pavarësimi financiar. Jeni shumë të aftë dhe keni kapacitete të mjaftueshme. Nëse punoni duke i shfrytëzuar këto talente, do të përfitoni para të mjaftueshme. Filloni një karrierë që lidhet me mësimdhënien, udhëtimet ose shkrimet. Njerëzit do të paguajnë shumë para për mësimet tuaja. Sigurohuni që të ndani para për llogarinë e kursimeve. Me këtë do të stabilizoheni. Nuk jeni tip që besoni në ndryshime të papritura të fatit.
Akrepi
Disa pajisje pune nuk po funksionojnë si duhet dhe kjo po ju detyron të shtyni disa gjëra. Rrini gati të ndryshoni planet nëse duhet. Rezistoni dëshirës të merrni në shfrytëzim ndonjë veturë ose kompjuter përkohësisht. Është më mirë t’i riparoni dëmet tani. Më mirë paguani për një pajisje më të vogël sesa ta zëvendësoni me ndonjë makinë të prishur. Fjalët e një personi të afërt ose një fqinji do t’ju bëjnë të ndieni xhelozi. Provoni ta shihni këtë situatë ashtu si është.
Shigjetari
Tregohuni të sinqertë sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me biznesin, edhe nëse duhet të paguani një dëm financiar. Nëse keni dëmtuar pronën e dikujt tjetër, është mirë ta pranoni dhe të bëni përmirësime. Njerëzit do të respektojnë sjelljen tuaj. Është e rëndësishme t’i ruani të gjitha faturat nëse ju duhet të ktheni mallin. Tregohuni të vëmendshëm me paratë e gatshme. Nëse ndonjë dyqan është i limituar, provoni të bëni pazare diku tjetër.
Bricjapi
Përkushtimi i gjithë kohës dhe energjisë suaj për familjen është më i madh se që duhet. Largohuni pak nga përgjegjësitë tuaja dhe kushtojuni më shumë vetes. Braktisja e kënaqësive personale do të humbë vezullimin e syve tuaj. Bëni masazh, shijoni disa momente intime me dashurinë tuaj, ose të shkojnë në shoping argëtues. Shumë shpesh, ju përfshiheni në dramat rreth jush sa që i harroni nevojat tuaja emocionale. Mos bëni gabim që tani, ose do të digjeni.
Ujori
Ngjarjet e fundit ju kanë bërë të shqyrtoni besimet tuaja. Sa më shumë që kalon koha, po tregoheni më të pafalshëm ndaj gabimeve. Në të kaluarën keni menduar se të gjithë veprojnë me qëllime të mira. Tani e keni kuptuar se ka njerëz që dëshirojnë të bëjnë intriga kudo që shkojnë. Rrini larg telasheve dhe mos lejoni që ata të përfitojnë nga zemërgjerësia juaj.
Peshqit
Një pikëvështrim radikal do të është mjaft sfidues, por nuk është e thënë se duhet të përshtateni me filozofinë e grupit me të cilin punoni. Në vend se ta bëni këtë, ju preferoni të largoheni. Ajo që nuk e kuptoni është se ata njerëz janë të gatshëm t’i pranojnë idetë tuaja, për aq kohë sa ju tregoni respekt për ta. Është e mundur që do të përjetoni një romancë me ndonjërin që është kundërshtar i besimeve tuaja politike ose fetare. Do t’ju ndodhin gjëra të çuditshme. Por, ju i urreni lidhjet që janë shumë të qeta.

















