

Nëse nuk po trajtoheni me të njëjtin respekt sikur kolegët, është koha të flisni. Jeni punonjës të zotë, që shpeshherë punoni dyfish më shumë sesa të tjerët. Kjo ka bërë që shefi juaj t’ju japë më shumë përgjegjësi sesa të tjerëve. Në vend se ta lejoni që kjo të bëhet trend, është mirë ta diskutoni këtë problem me të. Kërkoni rritje page, ose vlerësim përkatës e kompensim për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme.
Demi- 21.04-20.05
Do t’ju duhet të merrni më shumë trajnime pune sesa që dëshironi. Do të ishte mirë të shkoni në një kurs. Mos u ndieni keq para një mësimdhënësi që flet shpejt. Në vend se të provoni të incizoni secilën fjalë të tij, dëgjoni me vëmendje prezantimin që bën. Ka shumë gjasa që do të merrni informatat e duhura. Është koha e duhur të përmirësoni shkathtësitë teknike siç janë kodimi dhe programimi.
Binjakët- 21.05-20.06
Është gabim të provoni ta blini dashurinë e dikujt. Në vend se të blini një dhuratë të jashtëzakonshme për një familjar të ri apo partner, aranzhoni të kaloni kohë me të. Do t’ju duhen disa përpjekje për të caktuar vend në orar, por keni durim. Këmbëngulja është çelësi i përmirësimit të këtij raporti. Nëse e dëshmoni gatishmërinë për t’u rilidhur me këtë person, do t’ia dilni. Kurdo që takoheni, ndaleni telefonin.
Gaforrja- 21.06-20.07
Ngjitja drejt majave të suksesit kërkon fokusim dhe përkushtim. Nëse miku i ngushtë apo partneri nuk po mbështet ëndrrën tuaj, mos i diskutoni planet që keni me ta. Gjëja e fundit që dëshironi është ta dekurajoni atë. Ka shumë mundësi që ky person ka frikë se do ta braktisni dhe ta pranoni një punë më të mirë. Në këtë rast, duhet të punoni për të krijuar ndjenjën e besimit.
Luani- 21.07-20.08
Jeni lodhur duke mbetur nën hije të kolegëve që kanë më pak përvojë sesa ju. Nëse nuk keni mundësi të avancoheni në punën aktuale, kërkoni një tjetër. Tregoni vullnet të aplikoni për vende pune që duken shumë të avancuara për nivelin tuaj të eksperiencës. Jeni shumë më të përmbushur dhe keni më shumë njohuri sesa e kuptoni. Tendenca për të nënvlerësuar veten është rezultat i të ndjerit të pavlerësuar.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Bindjet impulsive do t’ju vënë në rrezik financiar. Rezistoni idesë që të mbushni boshllëkun emocional me të mira materiale. Është më mirë të punoni në raportet tuaja në vend se ta bëni këtë. Nëse jeni beqar, konfrontoni mangësitë tuaja për të kultivuar intimitet. Vetëm sepse dikush ju ka lënduar në të kaluarën, nuk do të thotë se do të ndodhë përsëri. Po merreni me një partner romantik që nuk ia vlen t’i besoni? Është koha të merrni disa këshilla.
Peshorja- 21.09-20.10
Vlera juaj nuk duhet të mbështetet në opinionet e tjerëve. Në vend se të përpiqeni të fitoni përkrahjen e partnerit, më mirë përmbusheni veten. Ndani kohë për aktivitetet që i doni, edhe nëse kjo nënkupton se duhet ta ndryshoni orarin e punës. Shkoni nëpër muze, dëgjoni muzikë dhe punoni artizanale sepse kësisoj do të ngrini vetëbesimin tuaj. Kjo ndodh sepse duhet të ndiheni të vlerësuar. Kur neglizhoni nevojat tuaja, ju bëni kërkesa të padrejta ndaj të afërmve dhe të dashurve tuaj.
Akrepi- 21.10-20.11
Keni zhvilluar një shprehi që të interesoheni vetëm për veten në punë. Kur ishit zemërgjerë, kolegët kanë përfituar prej situatës suaj. Si rezultat i kësaj, ju më nuk do të bëni asgjë më shumë sesa minimumi. Thyejeni këtë rregull tani, kur dikush po tregohet më i mirë me përgjegjësitë që ka. Duke i ndihmuar këtij personi, do të krijoni një ambient shumë më të mirë profesional. Do të filloni të shkoni më me qejf në zyrë.
Shigjetari- 21.11-20.12
Nuk i keni punët mirë me para, por kjo nuk duhet t’ju ndalojë nga argëtimi. Nëse jeni nën një buxhet të kufizuar, mund të shijoni aktivitete që nuk përfshijnë shumë para. Vizitoni një bibliotekë kur keni nevojë për inspirim. Jini të sigurt që do të gjeni libra të mirë dhe filma po ashtu. Jeni beqarë? Mos lejoni që kjo t’ju largojë nga dashuria. Mos keni më dilema për vlerën tuaj të vërtetë sepse ajo nuk reflektohet nga llogaria juaj bankare.
Bricjapi- 21.12-20.01
Është vështirë të përmbaheni nga zemërimi kur një i afërm do t’ua thyejë shpirtin. Edhe pse ka qenë e keqe kjo situatë, nuk duhet të ndikojë në situatën aktuale. Përdoreni fuqinë tani. Nëse kjo nënkupton se duhet ta ndiqni një karrierë të ëndrrave, të shkoni në një pjesë tjetër të botës apo të krijoni familje, bëjeni. Ka shumë mundësi që do të dëgjoni zëra kritikë nga e kaluara, sapo të ndërroni pak qasjen. Heshtni ndaj këtyre vërejtjeve negative. Tani ju jeni përgjegjës.
Ujori- 21.01-20.02
Po keni telashe në jetën private për shkak të faktit që një fqinj apo mik s’po ju mbështet. Në vend se të merreni me anën bezdisëse të dikujt që e keni në rreth shoqëror, krijoni një qasje mikpritëse. Sa më shumë që e vlerësoni botën, aq më pak do të merreni me gjëra të vogla. Keni tendenca perfeksioniste që nganjëherë ju bëjnë t’i injoroni kënaqësitë më të vogla të jetës. Përfitoni nga rasti të shijoni një filxhan kafe apo pak kohë me kafshët shtëpiake.
Peshqit- 21.02-20.03
Kërkoni një stil jetese më dinamike. Në mënyrë që të tërhiqni atë që doni, duhet ta trajtoni veten mirë. Shikoni veten në pasqyrë për çdo ditë dhe thoni tri gjëra pozitive që reflektoni. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni budalla në fillim, por sa më gjatë që e ushtroni këtë praktikë, aq më shpejt do të akumuloni të ardhura financiare. Gjithmonë keni qenë zemërgjerë me të dashurit tuaj. Nuk ka arsye që të mos tregoheni të mirë me vetveten.

















