

Dashi
Jeni shumë të prirë të thelloheni në njohuri spirituale. Kur e angazhoni gjithë energjinë tuaj për të fituar para do të dërrmoheni. Duhet të keni edhe dikë në jetën tuaj që ju lejon të ikni nga bota materiale. Shkoni në ndonjë kurs, ndonjë pelegrinazh apo praktikoni diçka religjioze. Mos i ndani planet tuaja me tipa cinikë që do t’ju ngacmojnë për interesat tuaja. Nuk ka kuptim të merreni me ta.
Demi
Keni përgjegjësi në aspektin financiar. Bëjeni një plan që do t’jua mundësojë të lini mënjanë disa para për hir të komoditetit. Kjo mund të kërkojë që të merrni një licencë apo diplomë. Përmirësimi i shkathtësive tuaja do t’ju ndihmojë për të gjetur punë që paguhen më mirë. Kurdo që kërkohen shumë shkathtësi ju do të mundë të gjeni punë që paguhet mirë. Pasi të merrni një pozitë të duhur edhe të ardhurat tuaja do të përmirësohen.
Binjakët
Puna me një person të vështirë do t’ia vlejë në fund. Edhe pse nuk e vlerësoni qëndrimin negativ të partnerit, ju admironi etikën e tyre të punës. Duke i dhënë merita për ato që ka bërë deri më tani, do të arrini përparim në një qëllim të rëndësishëm. Duhet të merreni me detajet derisa ata të koncentrohen në pamjen e madhe. Do të ketë edhe raste kur do të argumentoni se cilën qasje duhet ta aplikoni.
Gaforrja
Është e rëndësishme t’u bindeni rregullave në një projekt pune. Nëse nuk e bëni do të futeni në telashe edhe ju edhe punëdhënësi juaj. Do t’ju duhet kohë ta përfundoni një punë, kështu që ruajeni durimin. Përpjekjet tuaja do t’ju shpaguhen. Diçka që ka nisur dikur si përgjegjësi e herëpashershme do të shndërrohet në marrëveshje që vazhdon. Duhet të merrni përgjegjësi për një klient. Bëni gjithçka që mundeni ta bëni këtë person të ndihet i vlerësuar.
Luani
Jeni gati që një romancë e rastit të kalojë në nivel tjetër. Nëse e bëni një lidhje serioze do të reflektoni siguri, por keni kujdes. Nëse bëheni shumë komod mund ta largoni pasionin nga lidhja juaj. Punoni shumë që ta mbani dashurinë gjallë. Vazhdoni të dilni në takime, të shkoni në pushime dhe të shprehni dashurinë. Vishuni ashtu që ta impresiononi partnerin. Nëse keni qenë pjesë e ndonjë lidhje qëmoti, shkoni në ndonjë muaj të dytë të mjaltit.
Virgjëresha
Duhet të praktikoni dashurinë e rëndë me një të afërm që është bërë shumë i varur prej jush. Në vend që të shërbeni si shpëtim i tij financiar, detyrojeni që të paguajë vetë dënimet e veta. Në vend se të kryeni punët e tij, bëjeni t’i kryejë vetë. Duke e detyruar partnerin të marrë përgjegjësi si i rritur, edhe vetëbesimi i tyre do të rritet. Ngadalë e sigurt më nuk do t’ju thërrasë në telashin e parë që i del.
Peshorja
Shkoni në një udhëtim të shkurtër zyrtar, sepse do të shpaguhet. Do të mundë të aranzhoni marrëveshje të rëndësishme që sjellin stabilitet për kompaninë tuaj. Mos keni frikë të kërkoni akomodime të veçanta për një klient të pazakonshëm. Këto gjëra nuk do të kushtojnë shumë, por do të vlerësohen jashtëzakonisht nga konsumatori. Sapo të nënshkruani një marrëveshje, kërkoni rritje page. Është e rëndësishme të bëni një lëvizje derisa jeni në rolin e favorshëm.
Akrepi
Një promovim në punë do t’ua shtrojë rrugën për siguri financiare. Nëse nuk ka hapësirë për t’u marrë vesh me punëdhënësin aktual, kërkoni një mundësi më të mirë diku tjetër. Një kompani e shquar do ta ketë nderin të punësojë dikë me shkathtësi organizative sikur tuajat. Ju nuk e keni telash të zotëroni disa punë njëkohësisht. Kjo aftësi ju bën që të merreni me shumë gjëra dhe jua shton vlerën. Nëse luani letrat si duhet, do të mundë të punoni edhe nga shtëpia.
Shigjetari
Ju keni mundësi të dilni me zgjidhje kreative për probleme të vështira. Kjo dhunti ju bën figurë shumë të popullarizuar. Miqtë e dinë që mund të mbështeten tek ju kur të përballen me telashe. Keni kujdes të mos lejoni që të mbështeten tepër në ju. Edhe pse nuk e keni problem t’i shpëtoni herë pas herë, më me dëshirë do të kalonit më tepër kohë duke u marrë me gjëra më të mira.
Bricjapi
Puna e madhe për përfitimet e të tjerëve do t’ju shpaguhet. Keni arritur sukses impresiv në jetën profesionale. Paratë do t’jua sjellin një ekuilibër të mirëseardhur në jetën tuaj. Njerëzit e vlerësojnë shkathtësinë tuaj për të vendosur rregull në kaos. Duke ndihmuar në një organizatë vullnetare do të bëheni edhe më tepër optimist. Do të filloni të shikoni mundësi që nuk i kishit vërejtur.
Ujori
Është e rëndësishme të koncentroheni në një projekt të rëndësishëm. Gjeni një vend të duhur për punë sepse do të ndiheni më të motivuar. Mos i tregoni askujt se me çfarë po merreni. Është mirë të mos shpërqendroheni nga asgjë dhe të mos e humbni kreativitetin. Do të ndiheni të lirë të rrezikoni. Sapo ta përfundoni këtë detyrë, do të ndiheni të lirë të shijoni edhe kohë me miqtë tuaj.
Peshqit
Ylli juaj profesional është në ngritje. Njerëzit e dinë që jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në biznes. Kjo është arsyeja pse tërhiqni klientelë kaq besnike. Nuk keni nevojë për reklamë që të merrni më tepër punë. Shumica e konsumatorëve vijnë vetë nga fjalët tuaja. Nuk mund ta blini këtë lloj publiciteti pozitiv, por ju e keni. Nëse ndonjëherë keni dashur të hyni në biznes për vete, është koha ta bëni. Do të jetë gjë e re për ju dhe do të keni përfitime të mëdha dhe atë vetëm për vete.

















