Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 17 korrik 2017

Horoskopi i datës 17 korrik 2017

Dashi

21.03-20.04

Keni kujdes në jetën profesionale. Dikush me shpirt prej pionieri preferon të veprojë para se të marrë leje. Strategjia e tij mund të jetë e dëmshme. Shefi juaj që po vëzhgon progresin e punës ka nevojë që të besojë në informatat tuaja. Plotësoni misionin duke folur më pak e duke dëgjuar më shumë. Projektoni një imazh të qetë, sepse do t’ju shpaguhet. Pas disa orëve mund të dilni në anën tjetër më të egër.

Demi

21.04-20.05

Një përgjegjësi e ndjeshme ju jep rast të përmbushni potencialin. E keni kuptuar se nëse punoni është më mirë për ju dhe të tjerët do të ndjekin hapat tuaj. Përveç kësaj, jeni lodhur duke bërë punë rutinore për para. Kur keni angazhime keni më shumë vullnet të shkoni të flini në mbrëmje. Planifikoni të studioni në ndonjë fushë që ju pëlqen. Do të ju marrë disa vite por koha kalon shpejt.

Binjakët

21.05-20.06

Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen janë obligimet financiare. Qëllimet tuaja të fundit janë të lidhura me paratë që fitoni dhe që i vendosni direkt në bankë në vend se të krijoni një llogari brenda kompanisë. Formuloni një strategji për të paguar faturat me kohë. Konsolidoni faturat tuaja ashtu që t’i paguani një nga një. Kërkoni ndihmën e një menaxheri financash. Ka mundësi që do të gjeni zgjidhje më të mirë.

Gaforrja

21.06-20.07

Shpesh herë jeni shumë të turpshëm dhe të rezervuar me njerëzit që i doni. Shprehja e ndjenjave ju bën të ndiheni jorehat, sepse ndieni sikur të tjerët do të jenë të ndikuar nga ndjeshmëria. Si rezultat i kësaj shumica ju shohin si më të fortin e ekipit. Njerëzit e dinë që ju jeni aty për raste emergjente. Roli juaj është i kënaqshëm por nganjëherë mund të çojë në keqkuptime. Lejoni që miku juaj, i dashuri apo kolegu i punës të marrë rolin kryesor për një kohë.

Luani

21.07-20.08

Gjetja e një vendi pune që do t’ju sillte siguri financiare është më e rëndësishme sesa përmbushja e anës suaj kreative. Mund të shfrytëzoni kohën e lirë për të pikturuar, shkruar apo performuar. Mund të mos keni shumë kohë për aktivitetet e preferuara por së paku nuk do të keni nevojë të brengoseni për faturat. Nëse jeni duke vuajtur nga ndonjë problem shëndetësor, konsultoni profesionistët. Keni nevojë për një ekspert që të caktojë diagnozën tuaj.

Virgjëresha

21.08-20.09

Sakrifikimi për njerëzit që i doni është i natyrshëm për personalitetin tuaj. Kënaqeni duke u shërbyer të tjerëve. Keni kujdes të mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja për t’ua bërë qejfin të tjerëve. Jeni bekuar me talent shumë kreativ. Punëdoret ju japin shumë kënaqësi, qofshin ato argjendari apo garnitura. Mbase është koha të ndërtoni një studio të vogël ku mund të ikni nga presioni i ditës.

Peshorja

21.09-20.10

Rregullimi i ambientit familjar do t’ju japë sens të duhur kontrolli. Jeni lodhur duke u ndjerë se po ecni nëpër fije peri gjatë gjithë kohës. Largoni gjërat që nuk i keni përdorur me vite të tëra. Dhuroni librat, rrobat e pajisjet e kuzhinës për ndonjë organizatë humanitare. Ose edhe mund t’i shisni dhe të bëni disa para kesh shtesë. Nëse e shfrytëzoni kohën e zbritjeve sezonale, do t’i shisni më shpejt. Qëllimi është t’i largoni këto gjëra nga shtëpia dhe jo të përfitoni financiarisht.

Akrepi

21.10-20.11

Do të dëgjoni fjalë se në zyrën tuaj do të shtohet edhe një vend i ri pune. Sugjerojani këtë punë një miku të papunë. Në këtë treg, mbajtja e kontakteve është kritike për të gjetur punë. Është e natyrshme se nuk keni dëshirë të rekomandoni dikë që do të mund të reflektonte negativisht në ju. Për fat të mirë, ky person është mjaft inteligjent. Prezenca e tij në zyre do të ngrejë reputacionin tuaj me shefat menaxherët e kolegët. Është mirë të keni dikë që do t’ju mbështesë në iniciativa.

Shigjetari

21.11-20.12

Qasja juaj konservative ndaj shpenzimeve do t’ju detyrojë të bëni pagesa afatgjata. Megjithëse ka disa gjëra që do të dëshironit të fusni në listën e shpenzimeve është mirë të jetoni pa luks. Në këtë mënyrë do të keni më shumë para për të mbuluar shpenzimet e një urgjence. Edhe nëse nuk keni ndonjë urgjencë, këto para do të ju duhen për gjëra tjera. Është lehtë të kalkuloni rreziqet kur e dini që keni para të kursyera. Liria është dhurata më e mirë që mund t’i jepni vetes.

Bricjapi

21.12-20.01

Qasja juaj konservative ndaj shpenzimeve do t’ju detyrojë të bëni pagesa afatgjata. Megjithëse ka disa gjëra që do të dëshironit të fusni në listën e shpenzimeve është mirë të jetoni pa luks. Në këtë mënyrë do të keni më shumë para për të mbuluar shpenzimet e një urgjence. Edhe nëse nuk keni ndonjë urgjencë, këto para do të ju duhen për gjëra tjera. Është lehtë të kalkuloni rreziqet kur e dini që keni para të kursyera. Liria është dhurata më e mirë që mund t’i jepni vetes.

Ujori

21.01-20.02

Më në fund do të arrini disa përparime në një institucion burokratik. Ruani kohën, paratë e përpjekjet duke krijuar një folder. Bëni një listë me gjëra identifikuese dhe sigurohuni që të keni para kesh por edhe në bankë. Sa më të përgatitur që jeni aq më të lehtë do ta keni t’i shtyni përpara punët. Gjeni të gjitha dokumentacionet që ju duhen për të marrë një licencë.

Peshqit

21.02-20.03

Grumbullimi i parave me miqtë tuaj do t’ju japë mundësi të blini një shtëpi të përbashkët pushimi. Uji ka efekt terapeutik në ju. Duke pasur më shumë rast të qëndroni pranë detit, do të ndiheni shumë më mirë. Përveç kësaj do të kënaqeni duke u relaksuar me shoqërinë e preferuar. Keni tendencë të izoloni veten kur ndiheni në depresion. Kjo as që do të vijë në shprehje kur jeni në rrethin e miqve.