Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi Egjiptian, ja çfarë kanë parashikuar për vitin 2018!

Horoskopi Egjiptian, ja çfarë kanë parashikuar për vitin
Interesi për të mësuar më shumë për veten, të shkuarën dhe të ardhmen, është mjaft i madh dhe të shumtë janë ata të cilët priren që të besojnë, ose janë kuriozë për të lexuar parashikimet astrologjike. Shumica e njohurive për astrologjinë egjiptiane vjen nga një disk prej guri prej 12 inçësh dhe i krijuar rreth 50 B.C (Koha e Kleopatrës).

Ky disku u zbulua në Tempullin e Hathorit në Egjiptin Qëndror. Tani ndodhet në Luvër ku vizitorët mund të shohin se 12 muajt janë ndarë në 12 perëndi dhe perëndesha. Nga mbishkrimet në Tempullin e Hathorit, këto hyjni mendohet të ndikojnë në personalitetet e njerëzve, ashtu si shenjat e sotme të zodiakut. Kështu që gjeni më poshtë perëndinë tuaj dhe lexoni çfarë thotë për ju.

Thoth (29 gusht-27 shtator) Thoth ishte perëndia e hënës dhe drejton mësimin dhe imagjinatën. Veçoritë pozitive: Kreativ, analitik, keni memorie të shkëlqyer, jeni i zoti, sistematik dhe bujar. Veçoritë negative: Materialist, vetëkritik, pessimist. Puna e ëndrrave: Gazetar, muzikant, agjent, profesor.

Horus (28 shtator-27 tetor) Horus ishte perëndia e diellit që mbronte dhe drejtonte faraonët.

Veçoritë pozitive: Besnik, i mbroni shumë njerëzit e dashur, keni vetëbesim, jeni optimist. Veçoritë negative: Kokëfortë, jeni të pavëmendshëm, pa takt. Puna e ëndrrave: Sportist ose politikan

Ëadjet (28 tetor-26 nëntor) Ëadjet është konsideruar perëndesha e diturisë dhe që ka dekoruar kurorat e faraonëve. Veçoritë pozitive: Jeni të arsyeshëm, të duruar, punëtor, ambicioz, të disiplinuar dhe të vëmendshëm. Veçoritë negative: Cinik, arrogant, dorështrënguar. Puna e ëndrrave: Inxhinier ose arkitekt .

Sekhmet (27 nëntor-26 dhjetor) Sekhmet ishte perëndesha eluftës, e zjarrit dhe e shërimit. Veçoritë pozitive: Inteligjent, elokuent, intuitiv, atletik, kureshtar, energjik. Veçoritë negative: Të paduruar, grindavec, impulsive, nuk pranoni humbjen Puna e ëndrrave: Pedagog ose spiker

Sphinx (27 dhjetor–25 janar) Sphinx ishte perëndia më enigmatike me fuqi mistike. Veçoritë pozitive: Mendjemprehtë, të disiplinuar, merrni iniciativën të parët dhe keni vetëbesim. Veçoritë negative: Ndonjëherë fusni hundët kudo Puna e ëndrrave: Sipërmarrës

Shu (26 janar-24 shkurt) Shu ishte perëndia e dritës dhe ajrit. Veçoritë pozitive: Romantik, kreativ, tërhiqni vëmendjen, zemërmirë, të qeshur dhe me parime Veçoritë negative: I turpshëm, i pavendosur, posesiv, dorëshpuar. Puna e ëndrrave: Psikolog, punonjës social ose artist

Isis (5 shkurt-26 mars) Isis është perëndesha e natyrës dhe magjisë. Veçoritë pozitive: Praktik, të arsyeshëm, idealist, shumë punëtor, tolerant, keni sens humori dhe stil. Veçoritë negative: Të fshehtë, keni tendencën të jeni qen i punës, ndonjëherë i kapni gjërat pak me vonesë. Puna e ëndrrave: Dizajner grafik ose shkencëtar.

Osiris (27 mars-25 prill) Osiris ishte perëndia e Nilit. Veçoritë pozitive: Të shkathët, kurioz, ideosinkretik, aftësi të shkëlyera për të folur në publik, keni vetëbesim. Veçoritë negative: Nuk mund të mbani një lidhje për shumë gjatë, nervoz. Puna e ëndrrave: Producent, shkrimtar, Ekzekutiv i marrëdhënieve publike.

Amun (26 prill-25 maj) Amun është perëndia e fuqisë së mendimeve. Veçoritë pozitive: Lider të lindur, realist, të zellshë, negociues, të suksesshëm. Veçoritë negative: Kokëfortë, jo tolerant. Puna e ëndrrave: Bankier ose agjent burse

Hathor (26 maj-24 qershor) Hathor është perëndesha e tokës dhe qiellit, e lidhur ngushtë me muzikën, dashurinë dhe kërcimin. Veçoritë pozitive: Artistë, entuziast, sharmant, kreativ, aventurier, të pastër. Veçoritë negative: Nervoz dhe xheloz Puna e ëndrrave: Doktor, punonjës social, artist, aktor ose shkrimtar.

Phoenix (25 qershor-24 korrik) Phoenix (25 qershor-24 korrik) Pheonix është symbol i jetës dhe rilindjes. Veçoritë pozitive: Elastik, kreativ, i zellshëm, e adhuroni natyrën. Veçoritë negative: Kokëfortë dhe egoist. Puna e ëndrrave: Inxhinier ose sipërmarrës.

Anubis (25 korrik-28 gusht) Anubis është perëndia e gjykimit. Veçoritë pozitive: Siguroheni mirë para se të veproni, jeni kreativ dhe idealist. Veçoritë negative: Të pavëmendshëm. Puna e ëndrrave: Stilist ose drejtor marketingu.