Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia tronditëse e vajzës nga Tirana, i vdes burri ditën e dasmës

Historia tronditëse e vajzës nga Tirana, i vdes burri ditën e
Një 39-vjeçare nga Tirana ka treguar historinë tragjike të jetës së saj. Kamela ka rrëfyer në emisionin “Aldo Morning Show”, vdekjen e bashkëshortit. Për ironi të fatit, ai ka vdekur ditën e dasmës, duke e kthyer ditën më të bukur të jetës, në një tragjedi.

“Në vitin 2005 jam martuar dhe ditën e dasmës më ka vdekur ish-bashkëshorti duke kërcyer napolonin. I ra infarkt. E kam pasur të vështirë të lidhem se e kam dashur, e kam marrë me dashuri. Kam qëndruar 6 muaj si në gjendje kome”, - tha 39-vjeçarja.

Tashmë, ajo e ka kaluar disi humbjen e rëndë dhe ka shfaqur interes për të pasur një lidhje të re. Përmes emisionit, ajo ka shkëmbyer një telefonatë të shkurtër me Denisin nga Tirana dhe më pas morën numrat e telefonit./L.P./Dritare.net