Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e pazakontë/ Gruaja përballet me burrin: Më rrihje dhe luaje bixhoz, prandaj të lashë

Historia e pazakontë/ Gruaja përballet me burrin: Më rrihje dhe
34 vjeçari  Alfred Karaj është martuar në moshën 17­ vjeçare me Shqipe Hysenaj dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën që sot është 16 vjeç. Në vitet e para të martesës marrëdhëniet e tyre ishin të mira dhe ata sollën në këtë jetë edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit. Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur burri ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me komshiun. Ata janë përballur në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”.

Në moshën 15­ vjecare familja të detyroi të martoheshe me Alfredin?

Kështu ishte atëherë, u martuam, ne u fejuam me shkuesi.

Sa herë e takove para se të fejoheshe?

E kam takuar 5-­6 herë.

Të detyruan prindërit?

Jo, nuk më detyruan, isha shumë e re, por cfarë të them, thashë po

Afredi ishte 17 ­vjeç dhe kishte dy prindër që donin kujdestar?

Po, i kam pranuar prindërit e tij që nuk shikonin, unë i pranova kushtet, nuk i kam refuzuar. Nuk kisha pse ti ulja njerëzit. E kam dashuruar fillimisht, deri sa lindi goca, ishim shumë të dashur. Unë kam 6 muaj në rregull me të, pas 6 muajsh isha shtatzënë, ky filloi rrahjet, më dhunonte.

Burri: 7 vite kaluam mirë, 10 vitet e fundit kjo kishte një të dashur tjetër, e kam vërtetuar.

E ke dhunuar në 7 vitet e para?

Dhuna u ka përdor në familje kur i gjeta letrat në sirtar, e kam rrah, kena shku me denoncime e të gjitha.

Shqipja: Kur isha shtatzënë me gocën me qëlloi me këpucë, më ka rrahur, ky nuk ka punuar një ditë, nuk ka punuar 1 ditë. Ti më akuzo si ta thotë truni. Alfredi nuk ka punu një ditë, më ka torturu, shkonim rrugës bashkë, ai më gjuante me këpucë, 2­-3 herë kam pas rrezik për fëmijën, unë e kam dash dhe e du, por ngaqë nuk ka punuar nisën debatet. 6 muaj ka qenë lumturia jonë.

Pse ike nga banesa?

Me pas të dashur nuk i leja fëmijët, burrë është ai. Alfredi më ka përzënë me polici nga shtëpia, nuk doja të ikja.

Vajte në 12 të natës?

S’kam ndenjur natën kurrë unë. Isha në pazar, kur u ktheva në 12 e ca të ditës më thotë goca që të kërkon policia.

Je lidhur me dikë tjetër ti kur nuk konsumohej martesa?

Jo, nuk kam pasur lidhje. Më ka rrahur me rrip, donte të më mbyste. Unë e kam denoncuar, pasi u martova edhe e kam fal 500 herë, mora kalamajtë dhe ika se ai është i dhunshëm, nuk punon, luan bixhoz e cdo gjë. Unë jetova në të njëjtën shtëpi, nuk fjetëm më bashkë se e vendosi ai. Alfredi e fejoi gocën me burrin e parë, goca e donte atë cun.

Sot pse të ka shoqëruar ky person, Leonard Miri në studio, ke marrëdhënie me të?

Jo e kam vetëm shok.

Vajza: Jo mami e ka atë. I kam parë vetë unë.

Kur vajza të ka parë në tualet që shtypje kokrra dhe i hidhje në gatime?

Këtë punë nuk e kam bërë dhe as e bëj, gocën e dua shumë, por nuk e kam bërë, nuk di pse e thotë, është ndoshta e imponuar nga babai. Unë kokrra në jetën time as i kam parë dhe as i kam bërë. Nëse goca thotë se mamin e kam parë me ilace, ti merrte dhe ti thoshte babait, ja çfarë e pashë mamin.

Por që i ke thënë të bëhej e dashura e shokut të të dashurit tënd për 100 mijë lekë? Ajo tha se në polici i janë hapur sytë.

Nuk e kam nxjerrë gocën, një nënë me tru nuk e nxjerr fëmijën, unë do isha femra më e ulët në botë, unë pa bukë kam qenë dhe këtë nuk e kam bërë.

Vajza thotë jam ngritur natën dhe shikoja që në shtëpi me mamin rrinte dhe një person?

Është personi që i thoshte burri do e marrësh ti për burrë se s’bën, atë e mori burri dhe ai rrinte se goca nuk e donte.

Xhuljeta a të ka thënë babai ta marrësh patjetër?

Vajza: Nuk e kam dashur vetë atë person.

Pse je ndarë?

Shqipja: Ai nuk punon, të le pa ngrënë, shiti tokën para e pas shtëpie, vetëm bixhoz jetën, vinte dhe kërkonte bukë, unë ku ta gjej, të shes trupin unë për bukë, më ka akuzuar për shumë gjëra që nuk janë. Më shiti dhe lavatricen unë, vetë i teti që laja rrobat me dorë, asnjë kusht nuk më ka plotësuar. Unë jam ndarë për këto arsye.

Pse ndenje me atë që të rrihte?

Ka për të ra dhe për të ra, natën e vitit të ri la 200 mijë lekë te bixhozi, unë kam ngrënë bukë e gjak. Unë tani jetoj te prindërit e mi.

Ke nisur tjetër jetë?

Asnjë jetë nuk kam nisur, nuk kam marrëdhënie me asnjë. Atë person e kam shok, asgjë më tepër.

Pse të ndihmon Leonardi?

Ai ka familjen e vet, nuk e ka të lehtë. Unë nuk kam dëgjuar që një burrë të sjellë gruan këtu e ta akuzojë për këto gjëra.

Ke sjellë një person për vajzën?

Atë e ka sjellë burri