
Historia e nënës se dy fëmijëve që po shuhet nga kanceri. Ja kush i premtoi ndihmë dhe nuk ia dha kurrë!
Dritare.net

Kemi ndjekur gjithë këto muaj historinë e trishtuar të Ina Ballës, nënës së dy vajzave të vogla dhe të sëmundjes së rëndë të saj. Me prerjen e flokëve ka marrë një pamje të re dhe lufta e saj ndaj kancerit të gjirit vazhdon e fortë. Ilaçet që merr kanë efekte anësore dhe fatkeqësisht ka humbur shikimin në syrin e djathtë. Pavarësisht kurimeve që po merr, mjekët nuk i japin shpresë për përmirësim.
Pas apelit në Report TV shqiptarë të ndryshëm dhe të gjitha institucionet reaguan duke ofruar ndihmë, por jo të gjithë e mbajtën fjalën e premtuar. Ina përfiton 14 mijë lekë bonus social nga Bashkia e Tiranës, lekë me të cilat paguan qiranë e shtëpisë ku jeton me dy vajzat.
Këto muaj nuk ka marrë as paratë e KEMP-it, por që Report Tv, pas interesimit, mori premtimin se do t'i marrë në shtator. Edhe ilaçet vazhdon t’i blejë me lekët e saj.
37-vjecarja thotë se nuk i përballon dot shpenzimet, sidomos ato për dy vajzat e saj, të cilat tashmë do të shkojnë në shkollë, por mundësitë ekonomike janë të pakta edhe për të blerë librat shkollorë.
Me lot në sy dhe me përkëdheljen e vajzës së saj të vogël Sarës, Ina shprehet se përpiqet që të lëvizë dhe të bëhet e fortë.
Kur dikush premton publikisht se do të ndihmojë një të sëmurë, një nënë të vetme me dy vajza të vogla, duhet ta mbajë premtimin e dhënë. Analizat që ju premtuan falas Ina Ballës nuk u bënë asnjëherë.
Ne ju kujtojmë edhe njëherë llogaritë personale të Inës, e cila mund të marrë direkt ndihmën e secilit dëshiron të vërë dorën në zemër. Numrat e llogarisë në Tirana Bank ku mund të kontribuoni financiarisht për kurimin e nënës së dy fëmijëve, Ina Balla./shqiptarja.com
Numrat e llogarisë te Tirana Bank
Lek
AL70206110040000100574353001
Euro
AL16206110040000100574353003
Dollar
AL43206110040000100574353002

















