Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Në Burgun e Shtatë Penxhereve! Vlog nga Rudina Xhunga!

Në Burgun e Shtatë Penxhereve! Vlog nga Rudina Xhunga!

Brenda kalasë madhështore të Gjirokastrës ndodhet burgu famëkeq i shtatë penxhereve. Ai është vendi i vlogut të radhës, i gazetares Rudina Xhunga në Dritare TV.


Burgu i famshëm i 7 penxhereve, quhet i tillë për shkak të numrit të dritareve të Kalasë. Kishte vetëm 7 të tilla, për të parë qytetin. Ky burg i shërbeu katër regjimeve të ndryshme.

Në Burgun e Shtatë Penxhereve! Vlog nga Rudina Xhunga! Në Burgun e Shtatë Penxhereve! Vlog nga Rudina Xhunga!

Së pari Ahmet Zogut i cili e ndërtoi në vitin 1930, më pas pushtuesve italianë dhe me pas nazistëve gjermanë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si burg politik në regjimin e Enver Hoxhës. Edhe pse periudha e fundit është tërësisht e munguar dhe e patreguar në muze. Kjo per shkak se burgu është mbyllur në 68-ën për t’u bërë muze dhe pas kësaj kohe nuk është vënë dorë për rinovim.

“Nuk janë bërë modifikme për të ruajtur historinë e gjallë të vuajtjeve të njerëzve”, tregon Albana Ismaili, cicerone në muze.

Në qelinë më të vogël qëndronin 5 të burgosur. Në muret e tyre janë të gjalla vuajtjet e të burgosurve, dëshmuar në shkrimet e tyre.

Në Burgun e Shtatë Penxhereve! Vlog nga Rudina Xhunga!

“Historitë burgjeve janë të jashtëzakonshme. Duhen treguar të gjitha, pavarësisht se cilës kohë i përkasin. Nuk është e thjeshtë të jesh në burgun e shtatë penxhereve dhe ta shohësh botën, nga kaq pak dritë e ajër”, thotë gazetarja Rudina Xhunga.

Në fund të korridorit gjendet busti i heroinave të popullit Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima dhe veshjet e tyre, që mbanin kur u varën në shesh. Dy shoqe partizane të cilat vuajtën dënimin në këtë burg dhe u varën në mes të qytetit. Ky burg nuk kurseu as fëmijë, përvese burra e gra. Në mure dëshmohet për historinë e djalit katër muajsh, të vetmit mashkull mes të burgosurave, të cilat e pagëzuan me emrin Durim.

“E hënë 10 prill 1944:
Vijnë në shtëpi katër policë dhe së bashku me Nedretin na shpien në polici e andej në burg. Pas 3-4 orësh sollën edhe gjashtë gra të tjera. Në mbrëmje agjentët e tyre, i shikonin si të ishin qenër.

E martë 11 prill 1944:
Sot pasdite na nxorën në oborr. Na çuan pastaj në një sallë të gjitha bashkë. Në mbrëmje sollën edhe dy gra të tjera. Këto na thanë se në qytet bëri bujë arrestimi i grave dhe të gjithë rrinin me veshë ngritur.

E premte 14 prill 1944:
Vajzat këndojnë me zë të ulët këngët revolucionare. Plakat rrinë gju më gju. Kemi dhe një nënë të re: Mine Bebeçin. Ka dhe një fëmijë katër muajsh, por që nuk ia kishin vënë emrin. Por ne nuk mund ta linim pa emër. Një mashkull në mes të kaq grave. U mblodhëm të gjitha dhe vendosëm ta pagëzonim Durim. Pra në listën e të burgosurve u shtua dhe një, Durim Sabo Bebeçi nga Dunavati, katër muajsh”, pjesë nga ditari i të burgosurës Naxhie Hoxha.

Mes 50 qelive, 2 prej tyre të vendosura në katin e fundit të burgut, quheshin dhomat e torturës. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit brenda kësaj qelie për orë të gjata, të burgosurit qëndronin lakuriq në ujë të nxehtë gjatë verës dhe në ujë të ftohtë gjatë dimrit të acartë të Gjirokastrës.

“Ka jetë kudo. Dhe jeta është ajo që duhet treguar. Në të gjitha mënyrat. Andaj ky burg ka nevojë të tregohet për të gjitha kohët”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga, duke ftuar këdo që shkon në Gjirokastër.

Në Burgun e Shtatë Penxhereve! Vlog nga Rudina Xhunga!

Të vizitojë edhe Tunelet e Luftës së Ftohtë, Muzeun e Armëve e Burgun e Shtatë Penxhereve, sikundër bëjnë edhe turistët në qytet./L.F-dritare.net