
Çfarë duhet të dish kur hyn në një tyrbe! Rregullat që tregon gazetari britanik!
Dritare.net
Tyrbja e Alipostivanit, një nga vendet më të shenjta për komunitetin bektashian në Shqipëri, është më shumë se një vend varri. Ajo është një hapësirë e mbushur me frymëzim shpirtëror, ku secili detaj i ritualit të hyrjes ka një kuptim të thellë. Gazetari britanik Robert Hackman, në dokumentarin e tij në DritareTV, na tregon sesi kjo përvojë është një mësim për respektin dhe përkushtimin ndaj traditave.
Si hyn në tyrbe?
Sipas Hackman, një nga rregullat kryesore është që nuk duhet kurrë të shkelësh mbi pragun e derës.
“Në bektashizëm, pragjet simbolizojnë kalimin nga padituria drejt urtësisë. Prandaj, duhet të hysh me këmbën e djathtë dhe të mos e shkelësh pragun.”
Pas hyrjes, dera duhet të mbyllet qetësisht për të ruajtur atmosferën e qetësisë dhe respektit.
Si duhet të flasësh brenda tyrbes?
Heshtja është e artë në këtë vend të shenjtë. Hackman thekson:
“Nëse fol si zakonisht, zëri yt do të jehojë dhe do të prishë paqen. Prandaj flisni shumë ulët, me përulje.”
Donacionet dhe qindarkat
Në tyrbe ka kuti për donacione, ku vizitorët lënë qindarka si shenjë mirënjohjeje dhe për të ndihmuar mirëmbajtjen e tyrbes. Jepni gjithmonë me dorën e djathtë dhe me sinqeritet.
Si të dalësh nga tyrbja?
Një tjetër ritual i rëndësishëm është ecja në rreth me drejtim të majtë, pra kundër akrepave të orës. Kjo tregon respekt dhe nderim për shenjtërinë e vendit. Pas ecjes rreth e rrotull, mund të dilni me kujdes dhe me një ndjenjë falenderimi. Hackman thotë:
“Këto rituale të vogla, si ecja në rreth apo mënyra e daljes, janë ato që mbajnë gjallë lidhjen midis njerëzve dhe traditës.”
Në këtë mënyrë, vizita në Tyrben e Alipostivanit shndërrohet në një përvojë shpirtërore dhe kulturore të thellë, që ruan trashëgiminë e bektashizmit dhe lidhjen e njerëzve me besimin e tyre./K.C/dritare.net

















