
Histori frymëzuese/ Nga emigrant iranian, në yll instagrami milioner
Dritare.net

Ai është i njohur si 'Yakiboy', një njeri i gjatë, i mbuluar me tatuazhe dhe mjaft serioz, ku shumica e njerëzve mund të thonë që ai është një bos droge.
Por, e vërteta e këtij njeriut është një e vërtetë krejt tjetër, një histori njerëzore, dhe një histori frymëzuese.
'Yakiboy' është nga Irani, dhe 5 vite më parë u arratis në Australi me një anije.
Hossein Balapour, 28 vjeç, tani shihet nëpër Sindey, me rrobat e shtrenjta të Versace-s, dhe është një yll i vërtetë instagrami.
Sot, ai deklaron se fiton 1500 dollarë vetëm në një foto, shkruan “Daily Mail” transmeton Dritare.net.
Balapour ka shpenzuar të paktën 70.000 dollarë në trupin e tij - duke përfshirë tatuazhet nga koka në këmbë, dhe dhëmbët e tij prej ari dhe diamanti që ndriçojnë bashkë me buzëqeshjen e tij.
Në një intervistë me “Daily Mail Australia”, Balapour hodhi poshtë pretendimet mbi mediat sociale se ai duhet të jetë një tregtar droge.
Ai në fakt është mysliman, dhe është përplasur shpesh me njerëzit që e kritikojnë se tatuazhet e tij janë “haram” , por ai thotë se është trupi i tij dhe nuk ka bërë asgjë të keqe./ I.M-Dritare.net

















