
Helmohen 55 persona në një restorant dasmash në Bulqizë, nisin hetimet ndaj pronarit
E Enjte 24 Gusht 2017, 18:06
Dritare.net

Për këtë arsye, policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të lokalit ku është zhvilluar dasma.
Sipas policisë, një ditë më parë në Prokurorinë e Dibrës është dërguar dosja për 50-vjeçarin me inicialet D. K., banues në fshatin Ostren.
Hetimi ndaj tij ka nisur pasi dyshohet se më datë 17 gusht 2017, në fshatin Ostren i Madh, në një lokal, nga ushqimet e konsumuara, janë paraqitur në qendrën shëndetësore 55 dasmorë, me shenja helmimi, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguan pa probleme për jetën.
Është duke u punuar për të përcaktuar shkakun e helmimit.

















