
Helmimi i nxënësve në Fier, dalin të gjithë nga spitali
E Mërkurë 4 Mars 2020, 18:06
Dritare.net

Mësohet se pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.
Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë./E.B-dritare.net

















