
Hani këto 19 ushqime dhe do të keni zemër fortë!
Dritare.net

Dritare.net ka sjellë për ju 19 ushqimet që ju forcojnë zemrën dhe kujdesen për arteriet tuaj që të mos bllokohen.
- Tërshëra
Tërshëra ka përfitime mahnitëse për shëndetin, prandaj edhe dritare.net ju sugjeron ta konsumoni. Ç’është me e rëndësishmja, tërshëra, është pasur me fibra, të cilat mbrojnë zemrën dhe arteriet nga bllokimi.
- Fasulja
Fakti që fasulja është e pasur me hekur dhe fibra dihet, por që ndihmon arteriet tuaja që të mos bllokohen ju nuk e dinit. Fasulet do t’i bëjnë arteriet tuaja më elastike dhe do të ulin presionin e gjakut.
- Thjerrëzat
Meqenëse i përkasin familjes së fasules edhe thjerrëzat kanë shumë përfitime te shëndeti. Mbrojnë enët e gjakut nga dëmtimi dhe presioni i lartë i gjakut.
Plus që, thjerrëzat janë në krye të listës së ushqimeve për përmbajtjen e proteinave dhe fibrave, më shumë pak yndyrë dhe përmbajnë minerale të kalciumit, kaliumit dhe magnezit, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e presionit të gjakut.
- Peshku
Më shumë omega-3, më shumë antioksidantë, dhe më shumë arterie të forta.
- Avokado
Avokadot mbrojnë zemrën, ulin nivelet e kolesterolit të keq.
- Edhe fëstëkët janë të rëndësishëm, ata janë një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme për zemrën dhe gjithashtu zvogëlojnë kolesterolin e keq, informon dritare.net
- Shafrani i Indisë
Vitet e fundit, shafrani ka filluar të përdoret dhe të njihet në të gjithë botën. Kjo erëz është e mbushur me antioksidantë dhe parandalon yndyrosjen dhe bllokimin e arterieve.
- Ndër përfitimet e tjera dhe vetive të shkëlqyera që ka, brokoli është i rëndësishëm edhe për zemrën e arteriet.
- Asparagu
Nëse keni të trashëguar ndonjë sëmundje të zemrës, vetëm duke ngrënë asparag ju mund ta parandaloni atë.
- Shalqiri
Ky frut i verës është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Nëse doni të keni arterie dhe zemër të fortë dritare.net ju sugjeron të hani sa më shumë shalqi. Jo më që do të keni presion të ulët të gjakut, por edhe enët e arteriet e tij do të jenë më të forta.
- Drithërat
Megjithëse kemi thënë që karbohidratet janë të dëmshme, drithërat madje edhe te buka dhe makaronat mund të jenë pjesë e dietës së shëndetshme të zemrës. Nëse ju hani pak drithëra, ju do të keni një zemër dhe arterie të forta.
- Patatet
Ju nuk mund të hani patate gjithë kohës, por në disa raste, ato janë të dobishme për shëndetin tuaj.
- Çokollata
Bima e kakaos është e pasur me flavanols, që kanë veti antioksiduese, dhe mund të sjellin dobi për zemrën tuaj. Nëse ju hani çokollatë, por në sasi të konsiderueshme, zemra juaj do të jetë e fortë dhe nuk do të ketë shanse të larta për ndonjë sulm, informon dritare.net
- Edhe kafja ashtu si çokollata është e rëndësishme për shëndetin. Dritare.net ju sugjeron të pini nga një filxhan kafe në ditë dhe rreziku për ndonjë sulm ose sëmundje të tjera kardiake do të jetë i reduktuar.
- Megjithëse nuk rekomandohen shpesh pijet alkoolike, vera i bën mirë zemrës suaj. Madje e bën atë të fortë dhe ul rrezikun për ndonjë dështim të zemrës.
- Mjekët zakonisht, për ata që vuajnë nga zemra dhe kolesteroli i lartë, nuk rekomandojnë të konsumohet vezë. Por së fundmi është zbuluar se, veza rrit kolesterolin e mirë dhe nuk ka shumë ndikim tek enët e gjakut
- Manaferrat dhe boronicat janë gjithashtu të shëndetshme dhe kujdesen për zemrën tuaj dhe arteriet, informon dritare.net
- Çaji jeshil ka një efekt të mahnitshëm te shëndeti juaj. Dhe sigurisht, të gjithëve ju që vuani nga zemra, ju rekomandohet të pini çaj jeshil. Çaji jeshil ul trigliceridet dhe kolesterolin e keq në gjak.
- Ushqimet e fermentuara
Probiotikët që gjenden te këto ushqime janë të rëndësishme për shëndetin e zorrëve. Ushqimet e fermentuara ndihmojnë në uljen e nivelit të gjakut dhe ulin kolesterolin e keq./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















