Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gysi i Ramës që nuk di të shkruajë

Gysi i Ramës që nuk di të shkruajë

Ergys Hoxha, drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri, ka provokuar me këtë bluzë në ditën e tij të lindjes.

Një nga personat më të sulmuar nga opozita dhe veçanërisht nga ish kryeministri Sali Berisha i cili e ka etiketuar shpesh si “Gysi i malavitës, Gysi i Drogës, krimit" e të tjerë... ka vendosur ta marrë me sportivitet gjithë këtë.

Ai ka veshur këtë bluzë ku shkruhen të gjitha etiketimet e mësipërme, ndërsa shkruan.

Kush m’njef e di që s’jom tip qefliu festash, por që t’jem tip Fejsbuku dhe këtë s’do e besoja, por ja ku mblidhen këtu të gjithë ata që më duan, më respektojnë (por këtu janë edhe ato që s’më shohin dot me sy, ka nga ata që janë të identifikuar, ka dhe nga ata që nuk dun të identifikohen)… Së pari falenderoj gjithë miqtë e mi, të afërm, rilindas, bashkëpuntor dhe këdo tjetër që në këtë ditë të shënuar u kujtua për mua me një urim.Së dyti përshëndes të gjithë ato njerëz që për 1 ose më shumë arsye nuk m’u dun ose nuk më shohin dot me sy dhe i them mos u mërzisni (sa më shumë më shani e merreni me mua aq më të fortë më bëni), dihet që pema me kokrra goditet …Kemi ecur shumë këto vite dhe mosha bën të veten, por ndryshe nga disa mua më rinon çdo vit që kalon unë ju premtoj miq që do e gjej kohën për ju që kontribuat që kjo ditë e shënuar të ishte plot diell….. Po ju falenderoj dhe me një foto (of the day )…’’.

Nuk është e qartë pse Kryeministri Rama ka marrë në Kabinetin e tij, duke i dhënë edhe postin e drejtorit, një njeri i cili nuk ka asnjë lidhje me shqipen e shkruar mirë (fakt i pafalshëm ky, prej vetë Kryeministrit)./dritare.net/