
Grida Duma rrëfim për adoleshencën: Në shkollë shkoja me motor dhe qen stani
Dritare.net

"Kisha dalë nga liceu edhe studioja violinë dhe piano sekondare, që sot e urrej sepse kur e studioja, e studioja me dhunë disipline nga ime më. Po të më thuash mua sot violinë, e kam tmerr.
Ishte një grua, që donte patjetër suksesin maksimal. Kjo është një gjë që ne mund ta diskutonim shumë gjatë. Kur do maksimumin tek fëmija nuk është e nevojshme gjithmonë, që ta arrish këtë me forcë, duhet arritur edhe me motivim pozitiv", u shpreh Duma.
Ndërsa në lidhje me adoleshencën ajo u shpreh se nuk kishte lidhje me shumicat e vajzave të tjera. Grida Duma, dikur shkonte në shkollë me motor, një Vespa dhuratë nga i ati.
“Nuk kisha asnjë lidhje me gocat që rrinin me gocat. Nuk bëja asgjë nga ato që bëheshin dukshëm, nuk bëja atë xhiron e pasdites që bëhej gjithmonë me mamin tek bulevardi. Me fatin e madh kam një baba, që ndryshe nga tradicionalja le të themi kështu, pavarësisht se sa tradicional është, e ngjizi fort tek unë lirinë individuale.
Domethënë mjetet që përdori ishin që më bleu një vespa në atë kohë, një motor. Dhe unë gjatë gjithë kohës së gjimnazit kam shkuar ashtu në shkollë dhe bëja çudinë në një farë mënyre. Kam patur një qen stani të madh, edhe ai më shoqëronte.
Domethënë ishin dy simbolika që dukej sikur ishte një gjë e vogël, por në atë kohë edhe një palë xhinse ndryshonin sjelljen", rrëfeu politikania Duma./L.F-dritare.net

















