
Greqi, shqiptari godet më thikë gruan në mes të lokalit ku ajo punonte
E Diel 14 Gusht 2016, 13:01
Dritare.net

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën Sitia, në ishullin e Kretës.
Sipas mediave greke, 46-vjeçari shqiptar, Ilo Senja ka shkuar në kuzhinën e lokalit ku punonte 50-vjeçarja dhe pas një debati e ka goditur disa herë me thikë.
50-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se Ilo Senja pasi ka shkuar në lokal, ka pyetur se ku ishte bashkëshortja e tij dhe më pas ka nisur sulmin.
Nga hetimet dyshohet se 46-vjeçari ka pasur probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia, bashkë me dy fëmijët.

















