
Gjykatat refuzojnë urdhrin ekzekutiv për refugjatët, reagon ashpër Trump
Dritare.net

Vendimi i kësaj gjykate pritet deri në fund të javës. Por, konsiderohet se pavarësisht nga ky vendim, kjo çështje do të arritje në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Por Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur urdhrin e tij për ndaljen e hyrjes së të gjithë refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane, duke thënë se këtë e ka ndërmarrë për “sigurinë” e vendit.
Gjatë fjalimit të tij të sotëm, para zyrtarëve të agjencive për zbatim të ligjit, pasi një gjyqtar federal e ka bllokuar urdhrin e tij kundërthënës, javën e kaluar, ai theksoi se “nuk dëshiroj bile ta quaj gjykatën të anshme”.
Trump, po ashtu, tha se “ne ende nuk kemi vendim, por gjykatat duket se janë shumë politike dhe do të ishte shumë e mirë për sistemin tonë të drejtësisë, nëse ato do të ishin në gjendje ta lexonin deklaratën dhe të bënin atë që është e drejtë”.

















