Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”. Vendimi i trupës gjykuese konfirmon masat e vendosura më herët ndaj Ballukut, përfshirë edhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Kështu, ndaj ish-zëvendëskryeministres vijon të jetë në fuqi vendimi për pezullimin nga funksionet zyrtare dhe kufizimi për udhëtime jashtë territorit të Shqipërisë./K.C/dritare.net