Na ndiqni edhe në

Editorial

Gazetari: Krimi po frikëson pushuesit. Avokati: Nuk mund t'i trembim turistët

Gazetari: Krimi po frikëson pushuesit. Avokati: Nuk mund t'i trembim
Përmes një lidhjeje telefonike, me emisionin "Dritare me Rudinën", gazetari i News 24, Enrik Mehmeti, tha se, kriminaliteti është ulur në Vlorë, por sërish ka krime, që kanë frikësuar pushuesit. Ndërkohë, pas deklaratës së gazetarit, ka reaguar edhe avokati, Saimir Vishaj, i cili tha se,  nuk mund të flitet ashtu për Vlorën, pasi tremben pushuesit dhe nuk e vizitojnë më qytetin bregdetar.

 Enrik Mehmeti: Këtë vit, për fat të mirë ka një kriminalitet më të ulët se një vit më parë në Vlorë. Ky është një tregues pozitiv. Por, sërish ka krime të ndryshme si vjedhje makinash, vënia e zjarrit të makinave, gjoba ndaj biznesmenëve etj. Në objektiv kanë qenë biznesmenë, zyrtarë etj. dhe djegia e makinave bëhet kryesisht si mesazh ose paralajmërim.

Saimir Vishaj: Unë nuk mund të pranoj që qyteti i gazetarit që flet, qyteti im të përlyhet në të tillë mënyrë. Vlora është mikpritëse dhe krime të tilla ndodhin kudo, ndodhin në Europë e kudo. Nuk mund të trembin turistët.

 Enrik Mehmeti: Unë nuk mund të mbyll gojën për krimin në qytet. Sigurisht që kjo nuk ka lidhje fare me turizmin. Turisti në Vlorë shikon Lungo Maren, udhëton dhe shijon qytetin dhe nuk besoj se merret me të tilla gjëra, as që i hyn në xhep se makina e së cilit digjet në ndonjë lagje. Asnjë makinë turisti nuk është djegur në Vlorë./K.C/dritare.net