
Foto/ Dhunohet barbarisht pjesëtarja e komunitetit LGBTI, në Tiranë
E Martë 12 Nëntor 2019, 17:05
Dritare.net

"Pamje të rënda!!!
Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.
Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t'i sjellin ata përpara drejtësisë.
Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.
Ne nuk do të heshtim!",- shkruan LGBTI./K.C/dritare.net

















