
Foto/ Njihuni me njerëzit e ujit, që i zë sëmundja e tokës
Dritare.net

Pasi u ndaluan të jetonin në tokën malajziane, për shkak të statusit të refugjatëve, njerëzit e Bajaut kanë ndërprerë lidhjet me kontinentin, duke zgjedhur të bëjnë një jetë të shkëputur në oqeanin e hapur.
Në vend që të mësojnë rreth algjebrës ose shkencës, fëmijëve të Bajaut u jepet një rrjet dhe mësojnë të kapin peshq, oktapod dhe karavidhe nga anijet e tyre unike të punuara me dorë.
Fëmijët thuhet se kalojnë aq shumë kohë në oqean, sa sytë e tyre janë përshtatur për të parë më qartë nën ujë. Nëse njerëzit normalë i zë sëmundja e detit, njerëzit e Bajaut përjetojnë 'sëmundje të tokës' kur ata largohen nga uji.
Ata udhëtojnë në qytetin e afërt të Semporna, për të tregtuar ushqim deti për nevojat që nuk mund t'i gjejnë në oqean./L.P./Dritare.net

















