

Për Kat, kjo ishte lindja e tretë. Duke pasur një përvojë të mundimshme për të sjellë në jetë dy fëmijët e mëparshme, Kat ishte e surprizuar nga një lindje kaq e lehtë. Kat, 30-vjeçarja nga Gloucester, kishte vetëm 30 minuta që ishte kthyer nga puna dhe më pas erdhi surpriza më e këndshme.
Ndërsa, djali i saj më i vogël ishte duke dalë në jetë, ajo i telefonoi bashkëshortit të saj, për t’i treguar për situatën. Ai menjëherë ka telefonuar ndihmën e shpejtë, por tashmë Ryder i kishte dhuruar mamasë së tij të qarën e parë. Duke i konfirmuar asaj, që tashmë ishte shumë mirë jashtë saj.
E nëse ka diçka që Kat i ka ngelur peng nga e gjithë kjo, është mos prezenca e bashkëshortit të saj, i cili nuk arriti të ishte në kohë, sepse e gjitha kjo ndodhi shumë shpejt.

















