Moderatorja dhe sipërmarrësjaAlketa Vejsiu është një nga emrat më të lakuar në ekranin shqiptar, por për familjen e saj flitet shumë pak. Bashkëshorti, fëmijët por dhe vëllai i saj rrallë herë shfaqen në publikimet e moderatores në rrjetet sociale. Alketa pavarësisht se është treguar e rrezervuar lidhur me jetën e saj private ka treguar se përkushtimi për familjen është parësor edhe pse ekrani i merr shumë kohë. Ajo është motër e një vëllai të vetëm i cili quhet Endri. Ndryshe nga motra e tij ai publikon shpesh foto krah saj dhe fëmijëve të Alkestës. Nuk mungojnë as dedikimet speciale ndaj motrës së tij, ku nëpër foto duken shumë të afërt me njëri- tjetrin.