Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ Kur Lorenc Vangjeli mban çantën e plazhit dhe shijon një udhëtim me gomone në Sarandë

Foto/ Kur Lorenc Vangjeli mban çantën e plazhit dhe shijon një

Gazetari dhe analisti i njohur Lorenc Vangjeli siç duket ka zgjedhur Sarandën për të kaluar disa ditë relaksi, larg zhurmës dhe politikës.

Një qytet që për hir të së vërtetës ka qenë mjaft i frekuentuar këtë sezon veror, jo vetëm nga pushues vendas, por edhe të huaj.

Me një bluzë të kuqe, pantallona të shkurtra ngjyrë blu dhe një palë shapka me gisht, Vangjeli shfaqet buzë detit, teksa nuk e ka aspak problem të ndihmojë familjen dhe të mbajë çantën e bollshme të plazhit, siç duket edhe nga këto foto të siguruara nga newsbomb.al.

Nuk dihet pse është ngarkuar kaq shumë gazetari, i cili shfaqet teksa përgatitet të bëjë një xhiro bashkë me gruan dhe vajzën e tij të vogël me një mjet lundrues tip gomone.

Gomonia duket mjaft e madhe dhe këtë udhëtim mbi detin e kaltër të Sarandës e kanë shijuar edhe persona të tjerë në bord, analistit të njohur dhe familjes së tij./newsbomb.al