
Foto/ Celebrimi i fundit për 2018, Veliaj kurorëzon mbesën e Zana Guxhollit
E Diel 6 Janar 2019, 21:09
Dritare.net

Çifti i fundit që ka celebruar Veliaj në 2018 është mbesa e ish-këshilltares më besnike të ish-kryeministrit Berisha, Zana Guxholli, dhe bashkëshorti i saj Evaldi Balla.
Në fotot e publikuara nga Veliaj, shihet se në ceremoni ka marrë pjesë edhe vetë ish-bashkëpunëtorja e Berishës, Zana, e cila ka dalë edhe në foto me kryebashkiakun.
“Shumë urime nga Fiona Guxholli & Evaldi Balla – çifti i fundit qe u celebrua nga 2018-a! Qofshi gjithnjë të lumtur e pozitivë, si familja më e re e qytetit tonë”, shkruan Veliaj./I.M-Dritare.net

















