Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto +18/ Mbesa e ish-Presidentit Nishani rekrutohet nga revista “Playboy”

Foto +18/ Mbesa e ish-Presidentit Nishani rekrutohet nga revista
“This week in Portugal with PlayBoy staff” ishte statusi dhe një foto ekskluzive, me të cilat mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani (Jakic), njoftoi miqtë se sapo ka nisur punën si modelja imazh e revistës “Playboy” të Portugalisë.

Biondja 25- vjeçare nga Durrësi, por e rritur në Itali, që po komentohet këto kohë në showbiz-in italian për pozat e saj të guximshme, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga familjarët dhe miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri.

Beniada bëri përshtypje në Itali me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të Mediaset, por u komentua më së shumti në Shqipëri si mbesa tepër e bukur e ish-Presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinematografinë italiane.