Na ndiqni edhe në

Shëndet

Fobia nga dentisti/ Sa e përligjur është?

Fobia nga dentisti/ Sa e përligjur është?
Nga Eda Elbasani

Ndoshta duke vajtur diku një ditë të bukur, syri ju kap krejt papritur një tabelë ”Dentist”, e ndonjërit zemra nis ti rrahë fort, ta mbulojnë djersë të ftohta, dhe mornicat i pushtojnë trupin!  Dhe fap kalojmë në drejtimin tjetër... ishe ti apo mos gaboj ? Apo ishe ti atëherë kur i pagjumë nga dhimbjet e natës së shkuar me t’u ulur në poltronin e dentistit , nuk ndjeve më asnjë dhimbje te vetme?

Në fakt nuk je vetem ti, jemi shumë, dhe vuajme në grada të ndryshme, atë që quhet dentalphobia = fobinë nga dentisti….

C’është fobia?

Përkufizohet si ”frikë e paarsyeshme e fortë e cila bën që të evitosh situatën që e shkakton, objekti apo aktivitetin”. Fjala vjen nga greqishtja dhe do të thotë frikë! Manuali diagnostic dhe statistikor i çrregullimëve mendore (DSM IV) e përshkruan fobinë nga dentist si “frikë të shprehur dhe të qëndrueshme  e cila është e tejkaluar dhe e pajustifikuar, e paarsyeshme”, dhe individi e kupton qe kjo frikë nuk ka arsye te jete e tille! Konkluzioni? Kriteret e DSM=IV nuk janë përcaktuar në vlerësimin e një grupi perfaqësuesish dentalfobikesh .. duket pak e komplikuar... Shumë prej idividëve të cilët vuajnë frikën nga dentisti do të protestonin për klasifikimin e tyre si me çrregullime mendore! Por është vënë re se fobia nga dentisti shoqëron ç’ekulibra të tillë psiqikë, nga më të zakoshmit e kalimtarët deri tek ato persistentet si fobitë e tjera që mund ta shoqërojnë një person të patrajtuar gjithë jetën.

Mbi të gjitha çrregullimin e përgjithshëm të ankthit, ndjesinë e panikut, agora fobinë, depresionin, emetofobinë.

Natyrisht që kemi nivele të ndryshme të shfaqjes nga individi në individ si dhe nga rasti në rast. Prezent gjithashtu, debatin lidhur me emërtimin...dhe kjo në përcaktimin e frikës si të tejkaluar, irrecionale, te paarsyeeshme etj, natyrisht nëse nuk keni përfunduar në duart e dentistit të gabuar... Gjë që për fat të keq përbën shpesh edhe arsyen pse njerëzit shndërrohen në dentofobikë.

Akthi, frika, fobia, a janë e njëjta gjë?

Ka një diferencim në fakt...

Ankthi nga vizita tek dentisti ka të bëjë me një ndjesi pasigurie se cfarë të pret, kryesisht kjo ndodh tek pacientët që vizitojnë për herë të parë një klinikë dentare. Që në fakt është një lloj frikë nga e panjohura.

Frika është reagimi ndaj një rreziku tashmë të njohur, ( e di çdo më ndodhë, sa dhemb, sa zgjat e më gjerë.. ) gjë që mund të shndërrohet më pas në kabinetin e mjekut në një “luftë” të vertetë bindjeje për procedurën e re jo aq traumatike....

Fobia është pak a shumë si frika por shumë më e fortë, ( e di se ç’ndodh, brënda gjithë mundësive të mia nuk shkel më atje)... dhe nuk vjen puna që të shkojë vërtet në kabinet për të refuzuar trajtimin apo thjeshtë ekzaminimin, mjafton vetëm ideja..

Ka edhe klasifikime të tjera si ai i Ëeiner dhe Sheehan (1990) ku dallohen dy tipe ankthi dentar, exogjen (i jashtëm) dhe endogjen (i brendshëm) në të cilët ankthi i jashtëm ka të bëjë me eksperienca të jetuara ndërsa ankthi i brendshëm me çrregullime të tjera ankthi.

Një klasifikim i ngjashëm është ai i Universitetit të Ëashingtonit përshkruan katër kategori të ndryshme frike:

  • Frikë nga stimuj specifike
  • Mosbesim ndaj personelit dentar
  • Ankth i gjeneralizuar
  • Frikë nga katastrofat (nga urgjencat mjekësore)

Dy te parat përfshijnë shkaqet ekzogjene pra nga eksperiencat e përjetuara, ndërsa e fundit nga më shumë si endogjene . Megjithatë asnjëra prej tyre nuk mund të merret  si e ndarë me thikë dhe as vlen për të përshkruar apo vlerësuar rastet specifike. Nëse pyet secilin prej nesh përse e ka kaq te sikletshme vizitën  e mjekimin tek dentisti, të gjithë kemi një arsye racionale per të dhënë. Mund të ketë qenë një ndërhyrje e dhimbshme ose traumatike në femijëri,  nga ajo c’kemi degjuar nga të tjerët, ndarja e eksperiencave me ta, dhe është shpesh shumë e vështirë të thuash nëse kemi të bejmë thjeshtë me një gjendje aksioze apo fobi të vërtetë!

Po cilat janë shkaqet më të zakonshme që na shkaktojnë fobinë e dentistit?

  • Eksperiencat e këqija: fobia e dentistit shpesh na shkaktohet nga dhimbja e provuar në një ndërhyrje e mëparshme. Kjo e pasuar nga sindromi i stresit postraumatik, aq i neglizhuar dhe i pakuptuar sidomos nga personeli mjekësor.
  • Personeli shëndetësor: një mjek i pakujdesshëm, një mjek i cili jo vetëm nuk lodhet aspak të kuptoje gjithë stresin dhe frikën që shoqëron uljen në poltron, por edhe nuk është i kujdesshëm dhe komunikues gjatë ndërhyrjes. Shprehjet shpesh lidhur me lënien pas dore të një dhëmbi të prishur apo komentet lidhur me punen e kolegëve, shkaktojnë tek pacienti pasiguri dhe mosbesim tek profesionisti;
  • Mungesa për një kohë të gjatë të anestetikëve dhe aparaturat traumatike: anesteikët, por edhe ndërhyrjet atraumatike nëpërmjet metodave të reja dhe aparaturave më të fundit pak invazive,  sollën një erë të re në praktikën dentare!...

Cili preket nga fobia dentare?

Çdokush, mund të bëhet pre e fobive, në varësi të eksperiencave dhe reagimit idividual! Meshkujt pavarësishst se mbahen si më të ”fortë”, duket se janë më të prirur të jenë fobikë nga dentisti, femrat janë më të prirura të pranojnë dhe bashkëveprojnë për t’i mposhtur frikërat, ndërsa meshkujt e kanë shumë më të vështirë ta bejnë këtë, duke i vuajtur përbrenda dhe refuzuar madje edhe ta pranojnë, duke e thelluar problemin e duke  e bere edhe më kompleks për t’u trajtuar.

Po vipat tuaj të adhuruar, a janë fobikë?

Oh, po! Janë njerëz si të gjithë ne apo jo?

Modelja dhe prezantuesja e TV Kelly Osbourne, ka treguar se së fundmi në faqen e saj ne Tëitter “ Kam bërë një mbushje dhëmbi sot dhe frika po më vriste, sa dua ta kaloj frikën nga dentisti, por vërtet duket sikur s’mundem ….”

Dhe Kelly s’ishte e vetmja, Robert de Niro gjithashtu e eviton në maximum karrigen e dentistit. Tom Krujs gjithashtu fobik, u detyrua t’i nënshtrohej estetikës dentare vetëm kur u bë një kërkesë e domosdoshme nga drejtorët e filmave që duhej të realizonte, buzeqeshja e tij linte vërtet për të dëshiruar…

Një studim referon se një në katër persona vuan nga fobia e dentistit.

Mjekët vete sot janë shumë të ndërgjegjshëm për fobinë e ndaj punës së tyre dhe poltronit vetë !

Duke komunikuar me qetësi e profesionalizëm me pacientët sigurojmë besimin e tyre dhe bashkepunimin për të siguruar shëndetin e gojës së tyre !

Femijët duhet të vizitojnë kabinetin e dentistit që në moshë te vogël për t’u familjarizuar me të si shoqërues të pashmangshëm si mikun e gojës së tyre gjatë gjithë jetës ! sot metoda e anestezisë lokale, përdorimi i gazit gazmor, në rastet e vështira, krijimi i ambientëve të këndshme për ta, bëjnë që vizita të mos jetë me një situatë stresi, por sigurie per një shërbim të domosdoshëm për shëndetin e gojës por edhe të të gjithë trupit !

Me përmirësimin e edukatës shëndetësore  si dhe ndergjegjësimin që kontrollet e shpeshta bëjnë që t’i kapim në kohë problemet nga më të zakonshmet e deri tek diagnostikimi i sëmundjeve kancerogjene të regjionit që në momentet e para ! bazuar në statistika çdo katër minuta vdes një individ nga këto pathologji. Plus që një situatë e semurë e regjionit na cënon cilësinë e jetës, si nga ana funksionale ashtu edhe pathologjike!

Nga ana tjetër goja «na flet » edhe  edhe për gjendjen e përgjithshme të organizmit.

E si përfundim, këshillat për higjienën e mirë, me larjen e dhëmbëve disa herë në ditë, sidomos para gjumit, përdorimin e fillit dentar, ushqyerjes së shëndetshme, e kontrollëve periodike tek mjeku stomatolog, bëjnë të  mundur që problemet të jenë sa më të pakta e nëse do të kemi të kapen e të trajtohen në kohë!/dritare.net