Na ndiqni edhe në

Modë

Flokë me kaçurrela të forta dhe me shkëlqim. Ja sa lehtë mund ta bëni këtë!

Flokë me kaçurrela të forta dhe me shkëlqim. Ja sa

Kush nuk i do flokët kaçurrelë, sidomos kur kanë formën e duhur dhe janë plot shkëlqim. Por nuk keni pse lodheni shumë me difuzor dhe shkumë. Ka një recetë më të thjeshtë dhe ne po e shpjegojmë më poshtë.

Maskë për flokë kaçurrelë

Përbëresit:

-1 e bardhe veze

-3-4 luge vaj ulliri në varësi të gjatësisë së flokëve

Përgatitja:

Veçojmë të bardhën e një kokrre veze nga e verdha. Të bardhën e vezës e rrahim në një tas dhe me të lyejmë flokët. Maskën e mbajmë 20 minuta dhe kokën e mbështjellim me një kapuç plastmas ose me nje peshqir te ngrohte. Flokët i shpëlajmë me ujë të vakët. Uji i nxehtë i dëmton rrënjët e flokëve dhe u heq shkëlqimin. I thajmë pak me peshqir. Në një filxhan kafeje hedhim pak vaj ulliri. Me vajin e ullirit lyejmë rrënjët dhe flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Vajin e ullirit e lëmë të veprojë për 15-20 minuta. I shpëlajmë flokët me ujë të ngrohtë dhe i lajmë me shampo derisa yndyra të hiqet plotësisht. Përsëriteni këtë maskë 1 ose 2 herë në javë.