Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Fitorja e Ramës dhe meraku i opozitës për paratë!

Fitorja e Ramës dhe meraku i opozitës për paratë!

Nga Dritan Hila

Sot është dita e Ramës. Më shumë sesa qershori i 2013 ku fitoren e ndau me Metën, apo një proces me hijen e hashashit si ai i 2017-ës, këtu fitoi i vetëm. Përballë kishte njerëz që më shumë sesa me zemër ecin me kalkulime. Dhe gjithë sa ju dhurua, nuk u bë për mjekrën e tij dhe jo vetëm për të dëmtuarit nga tërmeti.

Rama për perëndimorët nuk është djali i përzgjedhur por është zgjidhja e vetme e besueshme.

Pas gafës së pafalshme të opozitës për të braktisur sistemin, lëvizje e cila do ti kushtojë gjatë, Edi Rama është i vetmi lojtar i besueshëm për perëndimin. Por jo vetëm. Edhe lindja u tregua bujare me të duke konkuruar paratë e Evropës.

Tashmë ai është i parapëlqyeri jo vetëm i Erdoganit.

Pas 7 vitesh qeverisje, kjo ngjan një mana e renë nga qielli për njeriun që po qeveris i vetëm. Një përllogaritje e ftohtë tregonte se pas tërmetit, me arkën e shtetit bosh dhe skandalet që e kishin mbytur, normalisht do ishte në ditët e grahmës së tij politike. Por jo. Qoftë për aftësi të makinës së tij propagandistike; aftësive prej shoë mani; mungesës së ideve të opozitës, bëri që tërmeti të dukej si një fat për të.

Sot ai sundon i vetëm në kuptimin e koalicioneve por edhe të mungesës së personaliteteve në qeverisje ku ai është One Man Shoë.  Shfaqje që mesa duken bathët, do ti sodisim gjatë.

Nderkohë që kjo është ora më e mirë e Ramës në shtatë vite, presidenca mban një konferencë për shtyp ku në mënyrë didaktike shpjegon sesi Dvorani po zhbëm shtetin shqiptar. Konferencë që nuk ka kohë ta dëgjojë as Ramushi pasi është i zënë me festimet e ditës së pavarësisë. Është e njëjta ditë kur mbahet konferenca e donatorëve dhe Vasili del në deklaratë shtypi dhe si nikoqirë të mirë të parasë që janë, kërkon mirëadministrim të parave të donatorëve ende pa i marë.

Ndërkohë Basha është në krizë të thellë identitare, jo vetëm për faj të tij. Viti politik që sapo lamë pas tregoi se Berisha e ka humbur krejtësisht nuhatjen politike dhe askush në perëndim nuk ja toleron më një ‘97-të tjetër. Kurse bashkëfajtorësia e Bashës, ka shumë gjasa që ja ka djegur avenirin e tij politik.

Gjitjsesi pas ditës së sotme Rama mund të ndjehet i qetë. Qoftë 1.15 miliard sa thotë qeveria, qoftë 400 milion që pretendon opozita, do ti mjaftojnë të kullandriset për ca kohë. Dhe këto para janë jo vëtëm ndihmë për të pastrehët por edhe një premium politik për Ramën i cili pas kësaj mund ti bëjë zgjedhjet si të dojë e kur të dojë. Hyn me një bonus të madh që në fillim. Kush nuk e kupton, aq më keq për të./dritare.net