Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Festivali i Këngës në RTSH fillon sot, ja konkurentët e natës së parë

Festivali i Këngës në RTSH fillon sot, ja konkurentët e
Radiotelevizioni Shqiptar do të nisë sonte në mbrëmje kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare, edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës.

Janë gjithsej 24 konkurrentë që do të bëhen këtë vit pjesë e garës, por bashkë me ta, produksioni ka përgatitur edhe shumë surpriza që pritet të zbulohen gjatë tri netëve të këtij spektakli.

Prej disa ditësh, provat kanë filluar pranë Pallatit të Kongreseve me të gjithë artistët pjesëmarrës, të cilët, si ҫdo vit, do të prezantojnë live këngët e tyre. Në dy net prezantimi, këngët janë ndarë në dy grupe: 12 natën e parë dhe 12 natën e dytë.

Konkurrentja e parë që do të hapë mbrëmjen e sotme është Flaka Krelani dhe pas saj, pjesë e garës janë edhe Ylli Limani, Neki Emra, Lynx, Xuxi, Orges Toce, Linda Rukaj etj.

Festivali i 55-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar rikthen pas 12 vitesh në skenë këngëtaren Ledina Çelo, por këtë herë si prezantuese e përkrah saj aktorin shqiptar Kasem Hoxha.

Ja lista e konkurrentëve që do të këndojnë sonte:

Flaka Krelani

“S’dua t’flas”

Muzika: Qëndrim Krelani

Teksti: Qëndrim Krelani

Edea Demaliaj

“Besoj në ëndrra”

Muzika: Fabian Asllani

Teksti: Edea Demaliaj

Festina Mejzini

“Atje lart”

Muzika: Eriona Rushiti

Teksti: Eriona Rushiti

Genc Salihu

“Këtu”

Muzika: Genc Salihu

Teksti: Genc Salihu

Linda Rukaj

“Vija e lumit”

Muzika: Linda Rukaj

Teksti: Linda Rukaj

Lorela

“Me ty”

Muzika: Alban Kondi

Teksti: Turjan Hyska

LYNX

“Sot”

Muzika: LYNX

Teksti: LYNX

Neki Emra

“Dashuri dhe urrejtje”

Muzika: Neki Emra

Teksti: Albatros Rexha

Orges Toçe

“Shi diamantësh”

Muzika: Orges Toçe

Teksti: Orges Toçe

Yll Limani

“Shiu”

Muzika: Yll Limani, Ilirjana Blakaj

Teksti: Yll Limani, Ilirjana Blakaj

XUXI

“Metropol”

Muzika: Genti Lako

Teksti: Ana Gramo

Xhesika Polo

“Eva jam unë”

Muzika: Marko Polo

Teksti: Alex Seitaj  /Revista Class/