
Festa Kurban Bajramit, Kreu i Komunitetit Mysliman Bruçaj: Të jemi më solidarë!
E Enjte 31 Gusht 2017, 13:01
Dritare.net

Mesazhi i Skënder Bruçajt:
"Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë. Le të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, falënderimit dhe ndihmës reciproke me synimin e fitimit te kënaqësisë së Zotit. Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Gëzuar Kurban Bajramin me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo fole familjare e shoqërore", përfundon Bruçaj.

















