Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Familjes shqiptare i refuzohet azili në Francë, shihni çfarë bën francezja për ta!

Familjes shqiptare i refuzohet azili në Francë, shihni
Një familjeje shqiptare, i është refuzuar kërkesa për azil në Gap të Francës. Në këto kushte familja shqiptare ishte e detyruar të kthehej në vendlindje, por një shoqatë franceze humanitare është mobilizuar dhe bën ftesë për të ndihmuar familjen, me dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç.

Ka qenë shtetasja Michele Passas, ajo që e ka strehuar familjen shqiptare, në shtëpinë e saj, duke iu liruar kështu edhe dhomën e gjumit.  Tashmë prej ditësh me radhë, kjo banore e Gapit e ka ndarë banesën e saj me familjen shqiptare. Francezja ka zgjedhur të flejë në divanin e sallonit.

“Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, ka pohuar francezja që është anëtare e shoqatës, për “France 3”

Francezja vazhdon duke thënë se, çifti fle me dritë ndezur, pasi kanë frikë nga errësira. Çifti thotë se kanë marrë kërcënime në Shqipëri dhe kanë parashtruar kërkesë për azil, por u është refuzuar. Pa mbështetjen e Michèle, familja do të mbetej në rrugë.

“Më parë, ka ekzistuar mundësia për të telefonoje numrin telefonik 115 që është përgjegjës për strehim, por tani ata refuzojnë të ndihmojnë familjet që gjenden në këtë situatë.”,- thekson Cécile Leroux, vullnetare e shoqatës, e cila vazhdon më tej:

“Na kanë thënë se nuk janë të `prekshëm`, por çfarë do të thotë `i prekshëm` kur bëhet fjalë për një familje me dy fëmijë të mitur që nuk ka të para?”/K.C/Dritare.net