Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fake news për koronavirus/ Rama: Mendje të shthurura që si me tërmetin duan t'ju shqetësojnë

Fake news për koronavirus/ Rama: Mendje të shthurura që si me

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me lajmet e rreme që u përhapën në rrjet se koronavirus, ka prekur 12 persona në Shqipëri. Ja çfarë shkruan Rama:

"?KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM

?TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM

?MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË".

Pak më parë, reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se nuk ka asnjë rast të konfirmuar në vend me këtë virus, dhe se këto lajme janë vetëm me qëllim  të përhapjes së panikut./L.F-dritare.net