
Erik Fullani: Kam paguar për të kryer marrëdhënie me një femër
Dritare.net

I pyetur për jetën e tij luksoze dhe shpenzimet marramendëse, Fullani ka deklaruar se ai bën një jetë normale dhe të thjeshte.
“Përsa i përket shkrimeve në media për pasurinë time, janë thashetheme. Jeta që unë bëj njerëzve u duket e shtrenjtë, por realisht është shumë e thjeshtë”,-ka deklaruar ai.
Fullani ka treguar se kur ka qenë në moshën 17-vjeҫ ka paguar për të kryer marrëdhënie me një femër.
“Kur kam qenë 17-vjeç kam paguar për të kryer marrëdhënie intime me femra jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri nuk kam bërë gjëra të tilla”-ka thënë Fullani
Erik Fullani ka folur edhe për frikën e tij për të cilën babi i bërtet gjithmonë “Me babain kam raporte shumë të mira. E kam shok. Nuk zihem me të. Duke qenë se kam frikë nga errësira, unë lë gjithmonë dritat ndezur, e për këtë më bërtet babai”,ka deklaruar ai./ I.M-Dritare.net

















