
Emocionon Venera Lumani: Si më propozoi Lindi!
Dritare.net

Por si i propozoi Lindi, Venerës.
Këtë e ka zbuluar vetë Venera, një ditë më parë, kur ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, të moderuar nga Rudina Magjistari. Për Venerën, dita e propozimit ka qenë më e lumtura, pasi në atë ditë ajo kishte edhe datëlindjen.
"Ishte ditë shumë e bukur, unë kisha edhe ditëlindjen atë ditë, mbusha 27 vjeç, por ishte edhe festa e Bajramit dhe u përmbush aq bukur saqë po ndihesha më e lumtura në botë. Unë dhe Lindi e kemi krijuar lidhjen tonë dhe duam ta mbajmë vetëm ne të dy. Edhe një video amatore që kemi bërë duam që ta kemi vetëm për vete. Ishte surprizë, por shumë intime. Thjesht pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë dhe unë ulem po ashtu në gjunjë, sepse nuk doja që ta shihja ashtu dhe ndodhi e gjithë gjëja.
Ne kemi kohë që bashkëjetojmë, nuk kemi bërë ende plane për martesë, por së shpejti do të bëjmë një darkë fejese me familjet. Do doja të ishin edhe gjyshërit në këtë darkë, ata kanë patur pak probleme me shëndetin dhe unë s’mund ta imagjinoj dot atë darkë pa gjyshërit, sepse ata më kanë rritur.",- u shpreh Venera/K.C/dritare.net

















