
Elona Çaushi rrëfehet: Historia ime me Gjin Gjonin, si ishte takimi i parë
Dritare.net

“Lidhja ka ndodhur dhe ka qenë e rastësishme. Rastësia sjell qoftë gjëra pozitive, qoftë negative, në rastin tim ishte shumë pozitive. Unë të them të drejtën kisha një kazus, jo gjyq, ishte thjesht një kazus juridik, një shtjellim juridik, apo një interpretim juridik, nuk ishte proces gjyqësor. Dhe mbaj mend kur babai ka qenë ambasador në Këshill të Europës, përafërsisht 8 vjet, ne kishim gjyqtarin tonë në Këshill të Europës z.Kristaq Traja. Dhe të them të drejtën për këtë interpretim juridik ju drejtova Kristaqit, të cilin e kemi mik dhe të njohur të vjetër. Ai nga shpejtësia dhe i zënë me punë në atë kohë më tha: dëgjo Elona do të shkosh në Tiranë dhe do të takosh filanin, Gjin Gjonin, thjesht meqë është një dhënie mendimi, mendoj se ai është jurist i mirë. Dëgjo – i thashë – më fal Kristaq, si e ka emrin? M’u duk një emër i thjeshtë, të them të drejtën” thotë ajo, gjatë intervistës për Mira Kazhanin. Ajo tregon se nuk e paragjykoi për emrin dhe faktin që është verior.
“Jo! Absolutisht jo! Për konceptin tim. Shiko Mira, dua të them diçka, ti je veriore! Unë nuk e paragjykova emrin Gjin, absolutisht, bile në qoftë se bën edhe kërkime është një emër tepër i vjetër pellazg, jo ilir, e ka pellazg, ne kemi edhe emrin Gjon, që është Papa Gjon Pali, pse ta themi me krenari për Papën dhe mos ta themi me krenari për njerëzit që quhen Gjon në veri? Kjo është shumë e thjeshtë. Kështu që bëra një shaka me Kristaqin, erdha në Tiranë për një mendim juridik, sesi mund ta formuloja. Duhet t’ia dërgoja furnitorit tim, ishte diçka që ata kërkonin dhe unë në fushën e jurispudencës të them të drejtën, aftësitë e mia ishin të kufizuara, tani janë goxha më mirë, për këtë të siguroj. Kjo ishte e gjithë ideja, u takuam me Gjinin. Nga ana ime të paktën, pastaj duhet të intervistosh Gjinin, nuk marr përsipër të flas për të. Por nga ana ime nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, kam dashur një fare kohe ta përpunoj, aspak për emrin ose për veriun, për personin” thotë ajo.
Më tej, Elona pranon se nuk u dashurua që në fillim. “Shiko, mashkulli është më i pa ndrojtur në një marrëdhënie. Unë nuk them se jam e ndrojtur nga natyra” thotë ajo.

















