Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edmond Spaho: Raporti i OSBE/ODIHR i nxjerr nul zgjedhjet

Edmond Spaho: Raporti i OSBE/ODIHR i nxjerr nul zgjedhjet
I ftuar në emisionin "Dritare me Rudinën", në News 24, ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se, raporti i OSBE/ODIHR i nxori nul zgjedhjet e 30 qershorit.

 “Ju përdorni termin zgjedhje, unë do thosha se këto ishin votime.  Raporti i OSBE ODIHR tregon nëse plotësohen kriteret për t’u quajtur zgjedhje, lëre më pastaj të ndershme. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa u marrë opinioni i qytetarëve. Po të hysh te mënyra si u zhvilluan zgjedhjet, ke pa fund parregullsi. Këto zgjedhje dështuan. Raporti i OSBE ODIHR u nxjerr nul. Nuk u mor parasysh interesi i qytetarëve, por pushteti vendosi që të hyjë me një kandidat në gjysmat e bashkive, ndërsa në gjysmat kishte kandidat të futur në mënyrë joligjore. Bindja Demokratike u fut në mënyrë joligjore.”, tha Spaho./K.C/dritare.net